Larg meje…
Tinguj që s’kthehen,
gjëmuar në ditët me shi,
larg meje çaste që s’rrëfehen,
harruar vitesh në fëmijëri…
Larg meje…
Yje që përplasen,
që lindin e vdesin pafund,
larg meje dashuri që qasen,
që ikin e kthehen sa mund…
Larg meje…
Botë që heshtin,
me zgrip zëmrate mërzitur,
larg meje kometa që s’reshtin,
pirate orbitash krejt papritur…
Larg meje…
Duar që shtrihen,
të mpira nga zhgënjimi,
larg meje zhurma që ngrihen,
të shurdhëta nga padurimi…
Luan Sheshi: 23 maj 2021…
“””””””””””””””””””””””””
Në mbytje…Dielli,
pas resh copëtuar,
shum-ngjyrësh qielli,
një shteg përralluar…
Vrapon mendimi,
syprinash…mbetur,
me krah shtegëtimi,
hapësirash…tretur…
Nis sulmin heshtja,
pashqyrash…bie,
e dlirë…kureshtja,
shtrin…krahë lirie…
Në mbytje…Dielli,
zverdhon…pas resh,
prag mbylljes…qielli,
buz mbrëmjen vesh…
Luan Sheshi: 22 maj 2021…