20.5 C
Tiranë
E enjte, 14 Maj 2026

“Kur Meta ishte kryeministër, e mori me dhunë Berishën”,

“Kur Meta ishte kryeministër, e mori me dhunë Berishën”, Braho: Presidenti s’ka karakter!

Deputeti Spartak Braho, duke folur në Komisionin Hetimor për presidentin Ilir Meta, deklaroi se kreu i shtetit duhet të thirret me forcë.

Braho thekson se Meta nuk ka karakter, duke shtuar se akuzohet ndër të tjera për thirret me forcë.

“Presidenti ka detyrimin të sillet edhe me forcë, por është edhe çështje vullneti. Ai nuk ka vullnet të njohë Kuvendin, Komisionin Hetimor e jo më të përgjigjet për kërkesat e parlamentit. Ky president nuk ka karakter.

Më kujtohet kur Meta ishte kryeministër, e mori me dhunë Berishën, sikundër Berisha e ka marrë Metën me dhunë. Ky veç të tjerash akuzohet për thirrje me dhunë dhe për dhunë, që parashikohet në Kod Penal. Meta duhet të thirret me dhunë nesër, kështu që ta votojmë këtë propozim. Ky është mendimi im”, deklaroi Braho.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.