ART KULTURE MUZIKE
ALISIANA ISUFAJ
NJE TJETER AMBASADORE E MUZIKES DHE KULTURES SHQIPTARE NE BOTE!
Pa dyshim, kengetarja Alisina Isufaj ishte nje nga zbulimet me te bujshme te talent show te njohur “The voice of Albania”, kur pak vite me pare arriti te ishte gjysemfinaliste e ketij eventi!
Me zerin e saj te pakrahasueshem melodioz dhe virtuoz arriti te fitoi zemrat e te gjitheve, duke u bere nje nga kengetaret me te dashura per publikun!
Kengetarja Alisiana Isufaj aktualisht vazhdon studimet ne nje nga universitetet me prestigjioze te muzikes boterore ne Londer (ku ka studjuar edhe Ed Sheeran etj.), per muzike, dega e kantos, muzike moderne, konteporane!
Pas pjesemarrjes ne “The voice…”
Alisiana ka nxjerre dy albume me kenge!
I pari me titull:
“Just kiss Me” dhe albumin e dyte me titull:
“London Bridge”, i regjistruar ne Metropolis Studios ne Londer, ME TE CILIN KA HYRE EDHE NE SHUME TOP-LISTA BRITANIKE TE MUZIKES!
Portali prestigjioz “
broadwayworld.com” e ka krahasuar vokalin e Alisianes me ate te kengetareve te famshme te muzikes boterore:
Beyonce, Christina Aguilera dhe Britney Spears!
Njohese e shkelqyer e shume gjuheve te huaja, e bejne artisten kengetare Alisiana qe te kendoje ne shume gjuhe te botes (perfshi edhe japonisht), gje qe e demonstroi edhe ne “The voice”!
Kur e pyet Alisianen per fillimet e karrieres se saj muzikore si dhe per personat qe kane ndikuar ne formimin e saj si kengetare, artistja pergjigjet me nje ndjenje te forte malli dhe nostalgjie!
Pasi, siç thote vete Alisa, rrugen e kenges e ka filluar qysh ne moshen 5-vjeçare!
Nje ndikim te jashtzakonshem ne formimin e saj muzikor kishte gjyshi i saj artist, Shyqyri Ruko, i cili me zerin e Tij melodioz, kendonte kenge te vjetra ilire mbi 2000-vjeçare!
Dhe artistja vogelushe Alise, mahnitej e frymezohej nga gjyshi i saj artist!
Po keshtu, nje ndikim te madh kishte edhe babai i saj Aleksander Isufaj, i cili ushtrohej ne bateri!
Te gjitha keto, se bashku me talentin e lindur, bene qe Alisiana te formohej si kengetare profesioniste e nivelit te larte!
Kur e pyet Alisen per projektet e se ardhmes, ajo pergjigjet me vendosmeri se krahas studimeve per muzike (te cilat, per momentin, i marrin shumicen e kohes), vazhdon panderprere regjistrimin e kengeve te reja, te cilat do ti nxjerre brenda ketij viti!
Por, Alisa, perveçse nje kengetare e talentuar, mbi te gjitha eshte nje vajze tejet e sjellshme, modeste, e dashur, e edukuar dhe me nje kulture te gjithanshme!
Konceptin qe ka per dashurine Alisa, pikesepari e gjen tek prinderit e saj, te cilin e pershkruan me nota te larta poetike, aq sa u be objekt i nje postimi te posaçem te portalit te njohur “Shqipnews”, i cili, pasi publikoi postimin e plote te Alisianes, e mbyll me fjalet:
“Rralle hasim kengetare te flasin kaq gjate per ta (prinderit)…!
Duke pare rrugen e deritanishme ne fushen e muzikes te artistes Alisiana Isufaj, e them me bindje, se arritjet e saj do te kapin majat!
Me arritjet e deritanishme ne fushen e muzikes, me devotshmerine dhe perkushtimin profesional, si dhe me sjelljen njerzore qe demonstron, Artistja Alisiana Isufaj eshte nje shembull i bukur frymezimi per te gjithe, veçanerisht per brezin e ri!
Suksese pa fund te uroj ne rrugen e bukur te artit, kenges, perfaqesuesja dinjitoze e artit dhe kultures shqiptare ne bote, Artistja ALISIANA ISUFAJ!