15.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Mimoza Cekici Rista

NUK JAM SI TË TJERAT
Jo jo unë s’jam si të tjerat
Thashethemet kurrë si besoj
Madje edhe kur i shikoj vetë
Pulit sytë e kokën kthej me droje
S’më bëhet kurrë ta ngarkoj veten
Me ca mëkate që si ndjej
Unë ty të mas me veten time
Dhe s’shkarkoj fjalë andej, këtej
Jam e gatuar veç me rreze
Çdo re që del më errëson
Mirësi vargjesh u servir njerëzve
Dhe dashurinë që kurrë s’mjafton.
Jo jo unë nuk jam si të tjerat
Me thashethemet nuk kam punë
Për mirësinë shkrihem si vesa
Dhe ndihem mirë se kjo jam unë.
26 maj ATHINË
“”””””””””””””””””””

ANGËSHTI
Cuditërisht dhe sot të ndjeva
Në prekjen tënde ajri,
Dhe era nuk ishte vetmuar
Në flokët e tua gri.
E unë e ledhatuar
Mbeta pa folur ta dish
Puthjet dy zogj pikëtakuan
Në telajon mbuluar gri.
Diku shpirti im fluturoi
Dhe remba më solli në çast
Angështi e zjarrmtë më shkallmoi
Me veten u zgjova të flas…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.