15.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Mimoza Halili

Një shportë me urime
Në një çast si në magji vetja m’u duk.
Sikur preka aty dorën e dashurisë.
Mëngjesi nxitonte tek dielli me ngut.
E të dy këndonin në botën e çudisë.
Nuk ishte çast romantik e as fantazia.
Ishte aroma e rrallë e luleve në dallgëzime.
Nuk e di në kishte krahë mrekullia.
Veç kur ajo më fliste në gjuhën time.
Jo, jo, s’isha në botën e çudirave aty.
Më lumturonte në ekstazë ajo dorë me përqafime.
Buzëqeshjen e fjalës shihja tek ty.
Në adhurim po prekja një shportë me urime.
E nëse vërtet kjo ishte mrekullia.
Në flatrat e bekimit renda me gëzim.
Si një lahutë e piano bëhej lumturia.
Melodinë e zëmrës ftonte në vallëzim.
Natyra fliste si një kompozitor tingujbukur.
Në vibrimet e zërit këndonte i gëzuar.
Oh, nuk ecja në tokë, por ngjaja si flutur.
Me flladin e pranverës isha dashuruar.
Eh, sa vlente fjalëarta kur më thotë.
-Për mua, e dashur, meriton kaq shumë.
Urimet i thura me të gjitha lulet në botë.
Por ti je perla e filtrit ngjyer me parfum.
Në valëzimin e ashtit vinte magjepsja
Oh, në sy, faqe, buzë qeshte lumturia.
Në duart e tij si xixëllonja më dukej vetja.
E fluturoj ende kur në tryezë ulet dashuria.
Mimoza Halili
Athinë Greece
ALBANIA
“”””””””””””

Mos i thyeni pasqyrat!
Në gjyq do dërgoj diktatorët që qëllojnë mbi pasqyra.
Qofshi dhe mbi pasqyrëzat që vajzat fshehin te çanta.
Se trishtimi do më shtojë rrudhat te fytyra.
E do më venitet kaltërsia, agimi dhe ujëvara.
E ju mos u trembni nga pasqyrat që varen tek muret!
As nga ato që shikohen në ashensorët modernë
Janë eniklopedia e jetës ku kërrusen nga pak supet.
Janë tryeza të tejmbushura ku sytë e tu shkëlqejnë.
Në djall vafshin diktatorët që sjellin vetëm terr!
Që duan t’u fshehin zonjave hiret në një dallgëzim floku.
Dhe mes plumbash për to pasqyrën do ta fsheh
që dhe ti të kesh brenda trupit aromë e borziloku.
Në humbtë dhe pasqyra e fundit në shtigjet e globit,
Do urdhëroj liqenet të të bëhen shembëlltyrë parajse.
Që të mbetesh ti më e përkëdhelura e Zotit
E ta duash pasqyrën, edhe kur një thinjë të shfaqet.
Nëse do thyhen gjithë pasqyrat e thjeshta a të kristalta,
Besomë se do jenë sytë e ty sa një mal me pasqyra
Aty nuk ka xhama, por ka vetëm dritëza të bardha.
Ku rrugë jete të bëhen shatërvanët e dashurisë me ngjyra.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.