19.5 C
Tiranë
E mërkurë, 13 Maj 2026

Fatmira Limani(Emitaf

“SI…..BOTA RROTULLOHET”
Askush, nuk pretendon se di.
Si nisi,dhe si do perfundoj bota.
Eshte enigma me e madhe e jetes!
Nuk ka “zot as perendi”
Nuk ka shkence, as njeri.
Te thote me shume.
Nga aq sa dime.
Dime vetem qe jetojme.
Ne nje bote materiale.
Te rrethuar nga natyra,
Me te gjitha mrekullite.
Suksesi dhe progresi material!
I detikohet natyres dhe njeriut.
Jane vlerat me te larta per jeten.
Keto perbejne “doktrinen mbizoteruese”
Sot ne tere shoqerine njerezore!
Veçanerisht ne shoqerite perendimore!
Sot, kjo eshte tendenca per njerezimin.
Shkeputja nga bota idealiste.
Bota e ndergjegjes, bota shpirterore.
Vazhdimesia e jetes dhe
aktualiteti i brendshem dhe i jashtem,
me se mire po e tregon dhe konfirmon.
Acarimet, e denigrimet ne politike,
ne mjediset shoqerore,
ne mjediset familjare,
Çdo dite del ne pah, konfirmohet.
Shkencat teknike,
ne njeren ane evulojne.
Ne majat me te larta kane arrire.
Te mira materiale krijone.
Demagogjia, ne anen tjeter
Mjeti me i fuqishem,
njerezimin, perpiqet te mashtroj.
Nuk kursehet asgje nga demagoget!
Genjeshtra, mashtrimi, hipokrizia,
e deri gjaku, mundi e djersa,
e ketij njerezimi,
per te arrire qellimet e interesat e tyre.
Keto ideologe, demagoge “njerez me te ditur,”
qe marin ne dore fatet e njerezimit.
Mos valle..njerezimi sot duhet te mendoj..?
Sot per sot, keto jane “zoti-perendia”!!
Shpetimtaret e njerezimit!
Bejne rregulla e ligje!
Kur ju prishen interesat,
kercenojne me jete e shkaterrime.
me vrasje, djegje e burgime.
E mos me keq, pretendojne te ruajne lirine!
Si ne kohen primitive me cfurqe e sopata.
Mos eshte pika kulminante e zhvillimit.
E bota rrotullohet prej fillimit.
Dua te rikthehem ne nje pike referimi..!
Tek poema”NATYRA E GJELBERT”
E poetit e filozofit te shekullit te pare,
mbi 2000 vite me pare, para lindjes KRISHTIT!
Lukreti(Lukretius)qytetar romak.
Nje skllav i liruar, ne bashkejetese me luften,
e grindjet brenda vendit romak,
qe çuan njerezimin ne lufte civile.
Lukreti i frymezuar nga ngjarjet,
Arriti te shkruaj jeten primitive,dhe
nje dialog te perjetshem,
midis personalitetit individual njerezor,
dhe gjithesise, gjithperfshirese natyrore.
Vepra e tij integrale, edukuese, artistike,
adekuate per estetiken e perceptimin e botes.
Bota po rrotullohet!
Ky eshte rifillimi i ri!
Poetet e mesjetes antike,
Kane sherbyer e po sherbejne burim frymezimi!
Me shume se kurr sot shikojme,
forcen e njerezimit ne shendrimin,
e transformimin, jo vetem te gjithesise
natyrore, por dhe te gjithesise njerezore.
Njerezimi po e ndjen ndryshimin
nga vet njerezimi, brenda saj
po ndodh shkaterrimi.
Luftrat ndershekullore,
Grindjet dhe acarimet aktuale politike,
perbrenda dhe jashte vendit,
jane pasqyre e realitetit te sotem
te hidhur qe le per tu deshpruar.
Le te mendojme e shpresojme,
qe keto po i sherbejne zhvillimit,
per ta çuar boten ne nje stad me te larte.
ne inters te jetes e qetesise shpirterore,
qe e admiron njerezimi!
Fatmira Limani(Emitaf) 25/5/021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.