15.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

AGIM DESKU Poeti qe flete me kalan e Drishtit (Shkoder-Postrrip)

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
KUVENDI I ZANAVE TË DRISHTIT
May be an image of ambiente të jashtme
-Kalaja e Drishtit-Shkodër
Tek sa na pret sofra e shtruar
Ç’më bëhet së ngritim gotën e bashkuar
Në kuvendin e burrave dikur zoti fliste shqip
Dritë të na bëhet nata e zjarreve jasharjane
Këtu Adami kishte dashurue vetëm Evën
Për të dëshirue një kuvend çlirimtarësh
Të njëjtë si Kuvendi i Lezhës e Prekazit
Ku do e mprehnin sërish shpatën e Gjergjit
Ju duhet Kalaja e Drishtit brezave që vijnë
Tokës i kemi borxh për zotin e lashtësisë
Legjendat u krijuan për nderin e së bukurës
Fuqitë e zanave të na rikthejnë në çlirimtar.
Kalaja e Drishtit – Shkodër,25 maj 2021 AGIM DESKU
“””””””””””””””””””””””May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme
PËRSE …
-Fishtiane
Përse kemi mbetur kështu
As mali me mal pa u taku
Thua së e kemi vra
tërë një botë të shkretë
Më të cilën na ndan një det i vërtetë
I krisur sa thellësitë titanikiane
Përse e humbëm krenarinë e Gjergjit
Ku na treti durimi i Gandit të Kosovës
Ngohtësia e natës së zjarrëve prekaziane
Si t’i gjej sërish t’i mbjelli
nëpër zemrat e nipçes
Kujtim brezave që çdo çast rikthejnë si Promethetë
Përmallshëm i kam në sëcilin varg
si relikte hyjnore
Aty ku bota shihet si pëllembê e dorës
E djeshmja na bën supërfuqi shpirti
Për t’u bërë në sëcilën kohë
Edhe një Korife ma shumë
I kalasë së Drishtit
Aty isha unë pas njëmijë vitesh
Me plisin e bardhë
e shqiponjat rreth meje në fluturim
Pak i krisur përse u vonova në këtë udhëtim
Të vonuar mbetëm populli ma i lashtë
Se vet toka
Të ndarë pa e ditur se jemi zoti vet
Kurrë nuk ju besuam ëndërrave
As që krijuam ndonjëherë
Edhe nëse ëndërra ishim vet
Jo,kjo tokë e çlirimtareve
nuk i do ëndërrat
Për të bukurën e detit
janë krijue legjendat
Dhe drita e diellit u bë himn luftëtarësh
Lum kush e krijon dhe e jeton lirinë e fjalës.
23 maj 2021 Kalaja e Drishtit-Shkodër
“””””””””””””””””
S῾DUA TË TË HUMBAS
(Fjalës së Kalasë së Drishtit)
Dy mijë vjet u rritëm bashkë
edhe para sëcilit djall
ishim këtu
Ku zot e mbret ishin vetëm shqipet
Me gjuhën e perëndive
I mbijetuam ferret e vdekjeve
Këtu do të lartësohem
deri sa të këtë frymë njeriu.
AGIM DESKU.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.