28/5/2016 – 28/5/2021
Ramadan Bigza është nga qyteti i Shkodrës, ku ka punuar deri në vitin 1990 si korespondent i gazetës më të madhe sportive “Sporti Popullor”.Pas viteve 90, Dani emigroi në Greqi si shumë shqiptar ku u vendos në Athinë.
Së bashku me Robert Goron ata krijuan një media për të gjithë komunitetin shqiptar në Greqi “Gazeta e Athinës”.
Më pas ai punoi si kryeredaktor në gazetën tjetër të shqiptarëve “Albania Press”.
Me daljen e medias online dhe rrjeteve sociale, i ndjeri Ramadan Bigza ishte mjaft aktiv në analizimin en ngjarjeve nga Shqipëria dhe komentet e tij kanë qenë të pranishme deri pak moment përpara se të pësonte atakun fatal, i cili i mori jetën.
Dani ka lënë dy djem dhe bashkëshorten. Në rrjetet sociale gazetarë nga gjithë vendi kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e Ramadan Bigzës.
Ajo dite e trisht do mbetet ne kujtesen tone,ndahet nga jeta njeriu i mire,shoku goje mjalet e plote humor,Ramadan Bigza ti mbeteshe gjithmon ne altarin e kujteses,te pata shok dhe mike,je gjithmon ne zemren time,si njeriu modele i te mires.Lavdi te perjetsheme Ramadan Bigza. Gj.Musa

