Studiuesi dhe shkrimtari emblematik Rexhep Qosja është i njohur jo vetëm në hapësirën shqiptare, por edhe në atë ndërkombëtare. Librat e shumtë shkencor të tij, si dhe librat letrar të shumtë të tij, janë mirëpritur nga opinion lexues e studiues, shqiptarë e ndërkombëtarë. Punimet e tij janë botuar në revista të ndryshme. Fjala e tij nëpër simpoziume shkencore, Akademi, tribuna e tryeza është pritur me interesim të jashtëzakonshëm. Krijimtaria shkencore e Qosjes është e patejkalueshme nga studiuesit e shkencave shoqërore. Gama e studimeve të tij është e gjërë si në letërsi, histori, folklor, gjuhësi, etnologji, publicistikë, etj. Për lexuesit e revistës Sharri, i janë botuar disa fragmente të punimeve letrare e studimore.
Rexhep Qosja tërë jetën ishte engjergjik. I tillë ka mbetur edhe sot, ndonëse në moshë. I deshirojmë shëndet dhe suksese në krijimtarinë letrare e shkencore.
“”””””””””””””””””””””””
Flutura Maçi është e njohur si piktore dhe krijuese letrare. Ka disa libra të botuara. Punimet e saja janë botuar në disa revista të ndryshme. Disa punime të saj janë botuar edhe në revistën Sharri. Janë prezantuar edhe piktura të cilat revistën e kanë bërë më funksionale. Ka marrë pjesë në manifestime të ndryshme kulturore. Ka qenë edhe në Opojë në manifestimin për Ymer Prizrenin. Ka organizuar disa ekspozita më pikturat e saj. Aftësi e veçantë e kësaj krijueseje të artit është befasia që u bën miqve duke u bërë portret për një kohë shumë të shkurtër. Flutura Maçit i urojmë suksese në krijimtarinë artistike dhe letrare.
“”””””””””””””””””””””””””
Veprimtarja e çeshtjes kombëtare, e burgosura politike, studiuesja e letërsisë si dhe krijuesja letrare Myrvete Dreshaj Baliu është e njohur për opinionin e gjërë. Ka botuar disa libra. Punimet e saj janë botuar në revista të ndryshme. Disa punime të Myrvetes i janë botuar edhe në revistën Sharri, si recensione e vështrime të ndryshme.
Veçanërisht vlen për të përmendur angazhimin e saj të madh në fushën e pajtimeve të gjaqeve, plagëve e ngatrresave në Kosovë e jashtë saj, e cila së bashku me ca shokë e shoqe ishin ndër pionierët nismëtare të këtij aksioni fisnik e kombëtar.
Myrvetja është në vlugun e krijimtarisë së saj shkencore e letrare. Ne i dëshirojmë shëndet dhe suksese në punën e saj shkencore e kulturore.
“”””””””””””””””””””
Sadije Aliti është e njohur si krujuese letrare e cila ka disa libra të botuar letrar. Ka marrë pjesë në shumë manifestime të ndryshme kulturore anekënd gjeografisë shqiptare. Ka qenë edhe në Opojë në manifestimin për Ymer Prizrenin. Poezitë e saj janë botuar në disa revista të ndryshme. Disa krijime të saj si poezi, vështrime e recensione janë botuar edhe në revistën Sharri. Shumë punime të saj janë të përkthyera në disa gjuhë të botës. Sadije Alitit i dëshirojmë suksese në krijimtarinë letrare.