22.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Mirela Ropi

KUJTIMI I FUNDIT
Jemi në shumë çaste bashkë
Por në një tjetër, univers paralel
Tashmë ndjenjat janë vrarë
S’mbeti gjë në prehër
Po t’a kthej të fundit kujtim
Thurur me nota pentagrami
Qafës se vendosa për çudi
Rastësisht e gjeta sirtarit
Nis shi i rrëmbyer
Më bën të mar vrapin
Strehës më te afërt
Ti shpëtoja gardhit
Vetes i thashë,
Jeto me zemrën tënde
Dashurinë ka mal
Litarë emocionesh
Shpesh ,sytë lëshojnë zjarr .
Kërkova një rrugë ndryshe
Ti arratisem zemërimit
Kjo është më e drejta
Rrugë të lehtë jep ,meditimi !
31 Maj 2021
“”””””””””””””””

PËRKËDHELJE TËRFILI
Dhuratën,e mora gjatë mungesës
Mëngjesin e sotëm më përkëdheli tërfili
Lulet zbardhin si ruaza shprese
Shtruar jeshiltën e qilimit
Pushtuar nga bulëzat e vesës
Ndriçonin të artat rreze
Më dehu ajo.., aromandjellëse
Bashkoi flladin e freskët
Ndjeva bukurinë,mrekulli e fatit
Përshëndetjet e bashkudhëtarëve
Ndjenjat natyrshëm të monopatit
Që më uronin mirëseardhjen !
Muzika lehtësonte shpirtin
Ballanconte, rrahjet e zemrës
Kujtime bukurisht përcillnin
Shoqëronin rrezet e shpresës!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.