22.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Qerime Arapi

Kur trupi ndër mundime
E shpirti lodhje s’pati
Kur jeta dhëmb për dhëmb
Me ty forcat i mati…
Vështirë ish rezultati…
Kur vet imuniteti
Qëndroi në zero fare
Dhe ty zemra s’të ndali
Por rrihte me ngadale…
Vështrimin, qiellit ndale…
Vetes cakton vendin
Atje, për shtëpinë tjetër
Dy metra vend i zure
Vështrimin qiellit tretur…
Kur ishe as gjall as vdekur…
Atëherë pata vegime
Tek njihja forcën tënde
E thash me mendjen time
Vdekja do të çmëndet…
Kur zemra e Tij nuk trembet…
Transplanti mbrin nga ajri
Se qiellin kishe “mik”
Me hatër do të mbante
Avionat hajde e ik…
S’kish shanse ky armik…
Si gjithë armiqtë e tjerë
Dhe vdekja këtë herë
Me ty forcat kur mati
Me mundje rezultati…
Katani ish…JETËGJATI….
“”””””””””””””””””””””””May be an image of 2 njerëz dhe people smiling

1 QERSHOR
Ťë vjen një cast
é nuk beson
ó sa të ëmbëlson🙏
Ťi, preke me dorë një yll
édhe, aromë lulesh të shijoi
óra të solli fëmijën, e shkoi🙏
Ťi qënke në parajsë
édhe s’kupton?
óse, të duket, se ëndërron?
Ťi, e ke prekur parajsën🙏
é c’farë do më, tjetër?
ópsionet s’maten me metër…
Ťani ndoshta, e kupton…
éh, nga parajsa trashëgojmë
ópsionin: fëmijët yje që lulëzojnë
“””””””””””””””””””””

Sot ne ditën e nënës…
Një nënë në botë vdiq sot
e lodhur, e pa faj
në mëmësinë e saj…
Ngushellime nuk çojmë dot
i ka ndaluar, s’pranon
pas vdekjes, paqe kërkon…
Në ditën e saj, s’po derdhim lot
edhe lotin, e mallkoi
ditën kur vdiq edhe shkoi…
Të gjesh varrin e saj është e kotë
amanet e la më pas
tek varri, askush mos e ngas…
Udhë e kryqëzime ka plot
Varrin në rrugë e deshi
sic fati në jetë e përqeshi…
Fisnikja pafaj, e shkrehur në lot
ditën kur vdiq e zgjodhi vet..
9 Maj pas vitit 2020
Në ditën e mamave sot
Nënën, s’ngushëllojmë dot
Se ishim të gjithë barbar
Kur nënën e shtim në varr
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.