20.5 C
Tiranë
E enjte, 14 Maj 2026

Namik Selmani

May be an image of Namik Selmani

Mbi dy rrota biçiklete
Meditim në Ditën Botërore të Biçikletave
Nga Namik Selmani Boston
Sot
mbi dy rrota biçiklete feston mbarë bota
Për
Flladin e ëmbël të viseve që i vjen te fytyra.
Për
Thirrjet entuziaste që përcillen nëpër kohëra.
Për shtigjet
e vështira e të pashkelura ku të fton natyra.
Sot
Njeriu gëzon fytyrskuqshëm te dy rrota biçikletash
E
Vë në buzë mijëra trëndafilë me urime
Mbi të
Foli me një gjuhë ardhmërie dashuria e jeta
E
Thuri për të sa e sa këngë dhe himne.
Mbi
Dy rrota biçikelete mund të nisë vetë simfonia
Pranë tokës
Ku dhe balta e guri të bëhen si lulet.
Aty
Na vjen përtëritja dhe troket lumturia.
Në zemër
E në supe një shami gjelbërimi të ulet.
Mund
Të shkojë njeriu në Hënë e mbase dhe në Mars
Fluturojë qiejve si skifter a si pëllumb postjer
Po ajo,
Biçikleta do të jetë si dashuria e pare.
Që nuk njeh
vyshkje e nuk bëhet si qiriri dritëzbehtë
3 qershor 2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.