Vetëm 30 km larg kryeqytetit, 20 km larg aeroportit kombetar dhe 45 km larg portit detar kryesor në vend ndodhet parajsa turistike Kurbin.

Jo vetem Historia dhe qendresa heroike e ndritur, jo vetem vendet e shenjta, as vetem fakti se eshte kryqezimi kryesor i rrugeve qe lidhin jugun e Shqiperise me veriun, verilindjen dhe veriperendimin, por edhe mrekullite natyrore si Lagunat, gotullat, lumenjte, bjeshket, ullishtat, Geshtenjat, selvite, doket, harmonia njerezore dhe bashkejetesa, zakonet, mikpritja, ushqimet e bejne te veçante kete vend te begate.

Sot “Leviz Albania” nje organizate jo qeveritare qe operon ne Shqiperi me mbeshtetje nga qeveria zvicerane dhe qe promovon turizmin ishte pikerisht ne Lumin Mat ne Kurbin.
Me Inisiativen e djalit kurbinas Besnik Hidri menaxher i ketij projekti terhiqet vemendja qe Mati te mos harrohet por te jete pike turistike.
Eshte ai lume qe nga Skuraj deri ne grykderdhjen ne detë ka qene lumë ku kurbinasit ne ditet verore benin plazh.

Eshte pikerisht ky lume qe dikur punonjesit e ambasadave te akredituara ne Shqiperi kalonin ore te mrekullueshme ne brigjet e tij ne Skuraj.

Gjalleria qe i dhane dhjetra te rinj permes inisiatives “te mbajme lumenjte paster” dhe demostrimi me kanoe ne ujrat kristal te ketij lumi ishin mbreselenese.dhe flet qarte qe ky lumë eshte nje atraksion i rendesishem per turizem.

Ju faleminderit qe me nderuat me ftesen tuaj si i ftuar special ne kete aktivitet mbreselenes. Ju uroj suksese pa fund ne misionin tuaj fisnik te promovimit te turizmit shqiptar.