21.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Fadil H. Curri

Sot, më 06.06. 2021, u bënë 26 vite që kur shkove në amshim baba…
Këshillat e tua, do ti kujtojmë përher, nëpër përjetësi. Zoti të paste shpëblye me parajs, të kujtojnë me shumë mall… Djemët, rejat, vajzat, nipat e mbesat, miqët dhe farefisi i gjërë…Ishte një baba i urtë i devotshëm, të çmonin, nderonin dhe e respektonin që të gjithë…Kujtimet për ty nuk do zbehën kurrë, me respekt djemët: Fadili, Avdyli, Bajrami dhe Hajrushi, vajzat Fahrija dhe Shehrija…
KËSHILLAT E BABAIT
( Babait tim Hashim Curri )
I.
Babai ndjesë paste
Çdo here na kshillonte,
Për rrugën e drejtë
Ai na udhëzonte!
II.
-Biro, para së gjithash
Mbani mend, e dëgjoni:
-Kurrë fqinjtë, farefisin
E miqt, mos i përgojoni!
III.
Shqiptari këtë kurrë
Nuk e kanë pasur adet,
Por ua lanë armiqtë
Që na pushtuan qindra vjet!
IV.
Ngado që të shkoni
Bënë vepra të mira,
Edukoni fëmijët e largoni
Larg, larg nga errësira!
V.
Babai edhe pse i vjetër
Askënd se përgojonte,
Shikonte punët e veta
Rrugës së drejtë hapëronte!
Ky përkushtim për babain tim, është botuar në librin tim të parë, me poezi’’Këngë e Lot’’. Viti 2002, faqe 12.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.