21.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

SKRUAN: NEHAT JAHIU

 

BDI- JA NUK PO KTHEHET SË DYTI NGA MALET

Sipas nënkryetarit të VMRO- DPMNE-së z. Aleksandër Nikollovski thuhet se BDI-ja po kthehet në rrënjët e saj të vitit 2001 si një parti e gjelbër nga malet dhe kodrat e Maqedonisë. Kjo deklaratë e këtij çfarë kryetari është shumë qesharake dhe absurde. I nderuari z. Aleksandër Nikollovski  po të njoftoj edhe pse nuk ka nevojë të njoftojë se ju e dini më mirë se  unë se BDI-ja nuk po kthehet as për të parën herë, as për të dytën herë, as për të tretën herë dhe… ,nga malet, sepse BDI- ja nuk ka qenë asnjëherë në mal dhe nuk ka pse të kthehet për asnjëherë nga mali, sepse BDI- ja nuk është subjekt politik i krijuar as në male e as në fushë, por është krijuar në fshatra dhe qytete të Maqedonisë.Në malet, kodrat dhe fushat e Maqedonisë ka qenë UÇK-ja i nderuari z. Nikollovski dhe siduket shumë keq e paske ngatrruar kabllovikun elektrik në trurin tuaj. Po e përsërisë edhe njëherë se BDI-ja nuk ka qenë asnjëherë as në malet, dhe kodrat e Maqedonisë, por në male , kodra, fusha, fshatra e qytete të Maqedonisë ka qenë UÇK-ja  që nuk i ka takuar asnjë partie politike, por ka qenë formacion ushtarak që në vitin 2001 ty dhe shumë të tjerëve si ti që mendonit shqiptarët ti i fusnit në të ashtuquajturën..May be an image of 1 person, standing dhe ambiente të jashtme

“ Gazna Komora”  e dridhi tërë Maqedoninë. Kjo ushtri e dridhi tërë Maqedoninë dhe ti dhe shokët tu i bërët ftesë  bijave dhe bijëve të UÇK- së nëpërmjet ndërkombëtarëve që të bëni një marrveshje që të ndalet UÇK-ja sepse veç më ata kishin zbritur nga malet dhe kodrat që thuani ju dhe ishin futur në shumë qytete të Maqedonisë, por ishin futur edhe në Shkup.Ju i nderuari z. Aleksandër Nikollovski si një nënkryetar i një partie duhet të keni kujdes në deklaratat e tuaja dhe është mirë që publikisht të dilni dhe të e tërhiqni këtë deklaratë, sepse po e përsëris edhe njëherë se BDI-ja nuk ka qenë as në male e kodra, por ajo që ka qenë në male, fusha dhe gjithkund edhe në Shkup ka qenë UÇK- ja dhe herave tjera kur të jepni deklarata dallojeni shapin nga sheqeri.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.