16.5 C
Tiranë
E enjte, 7 Maj 2026

Jahe Fida

Dasma e dibranit!
Cuca është bakllava
Voci është shërbeti
N’dasmën e dibranit
Gjithkujt mendja i mbeti
Ahengu fillohet
Nga njerzit e shpisë
Dasmës i bashkohen
Rrethi i miqësisë
Në ditën e vet
Vijnë dhe dajallarët
Oh sa shumë lezet
Kur vallëzojnë të parët
Kur mbrinë kau zbukuruar
Orkestra kur mbrinë
Kënga, vallja shtruar
Bashkë me miqësinë
Flakë dasma ndizet
Kur vinë dhe shoqnija
Kur shamija digjet
Merë fund beqaria
Cuca është bakllava
Voci është shërbeti
Në dasëm t’dibranit
Në kulm është lezeti!
Jahe FIDA Tr, më 09.06.2021.-
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.