Të harxhosh pjesën e mbetur të jetës duke u plakur vetëm, duke pritur vdekjen në vetmi, në një qoshe të dhomës me duar të mbledhura, vetëm për krenari dhe për shkak të fjalëve të botës, je thjesht një fantazmë mbi tokë, pa u futur në dhe.
Thjesht harxhon vitet e jetës pa jetë.
Fokusohu në jetën tënde!
Jetoje jetën tënde, jetoje pjesën e jetës që të ka mbetur në mënyrën që do, duke e planifikuar dhe organizuar atë!
Lerë rrëmujën pas!
Bëji pyetje vetes tënde – a meritoj unë lumturi në këtë botë ?
Çfarë kuptimi ka një jetë bosh duke pritur vdekjen në vetmi me duarkryq në një qosh, kur shikon të tjerët që gëzojnë me njëri tjetrin ?
Nuk ka kohë të presësh!
Koha është tani !
Ngrihu dhe fokusohu në lumturinë tënde ! Organizoje dhe planifikoje jetën tënde!
“”””””””””””””””
S’KA SI DJALI SHQIPËTAR
(Për ju gocat beqare )
S’ka si djali shqipëtar
Është si guri margaritar
Është për prind dhe shoqëri
E ka zemrën si flori .
Lum kush merr djalë shqiptar
Dibran, çam dhe kosovar
Është trim, t’merr gjak në vetull
Krahë engjëlli ka në sqetull
Merre djalin shqipëtar,
kosovar edhe çam
Të thotë zemër , shpirt e xhan
Është djalë t’a pish në kup
Hatërli, si ngjan askujt .
Kam shëtitur botën mbarë
S’ka si djali shqipëtar
Është për grua dhe fëmijë
Ju bëftë dita njëmijë !!!
(Bruna Softa)