Historia bëhet e bazuar në fakte, prova, toponime, emra, gjetje arkeologjike, referime në dokumente të provuara, gjuhë dhe folklor.
Nuk bëhet historia me gojëdhëna, sajime, legjenda të pa vërtetuara, dhe fantazi, të cilat janë falsifikime të historisë, ashtu kanë bërë shovinistët fqinjë e të tjerë për të falsifikuar e mohuar historinë e kombit shqiptar.
Unë vlersoj të gjitha gojëdhënat, legjendat, mitet, shkrimet, etj, sepse ato janë me vlerë për historinë; Por çdo njera prej tyre duhet të provohet me fakte, argumente shkencore. Ato që nuk janë të vertetuara, përsëri e ruajnë vlerën e tyre, ato mbeten për tu studiuar, sepse historia vjen duke u pasuruar e saktësuar me fakte të reja që ajo të bëhet sa më e saktë,
Është e habitshme veçantia e historisë së Pukës e mbështjellë me një lëmsh gojdhënash e legjendash imagjinare.
Jam ndalur në studimin për autoktoninë e banorëve të Pukës, për shkak se ka gojëdhëna të pa vërteta se fisi Thaç dhe fisi Berish gjoja kanë krijuar disa fshatra në Mirditë, nga ana tjetër se, banorët e Pukës si dhe të Mirditës janë pasardhës të pirustëve.
Ka studiues që shkojnë larg në servirjen e gojdhënave për tre fiset kryesore të Pukës të cilat i bëjnë të ardhur dhe jo autokton!
*Fisin Kabash e bëjnë ardhur nga Kolonja, nga Thrakajt, nga Nishi, etj. (Mr. Sc. Abdyl Hoxhaj& Rexhep Naksutaj, 12 fiset shqiptare…2019, f. 134-4-137)
* Fisin Thaç e bëjnë të ardhur nga Bosnje Hercegovina, nga Murr Dedi, me origjinë Thrak, Deti Zi, etj.
* Fisin Berisha e bëjnë të ardhur nga Murr Dedi, me origjinë Thrak, Deti Zi, me origjinë nga Dibra, erdhi në Pukë në vitin 1510 etj.
Kështu gjithë Pukën e bëjnë të ardhur, jo autoktone!
1. Fisi Kabash, e vërteta është se ekziston (fis i parë në
Pukë), me banorë autokton si pasardhës të fisit të pirustëve, me vazhdimësi banimi të pa ndërprerë.
Nënfiset e Kabashit janë: Kokleka, Qafleka, Lushleka dhe Hadërleka, të dalë prej Lekë “Kolojës” ( e jo Lekë Kolonjës).
Nuk ka ndonjë të dhënë të vertetuar se erdhi një gjini nga Kolonja dhe u bë fis i parë në Pukë. Të parë në trojet e Pukës janë pukjanët dhe askush tjetër.
E vërteta është se nga hulumtimi i bërë del jo Kabashi i Kolonjës, por Kabashi i Vrepckës, afër leskovikut, midis Kolonjës dhe Janinës.
Nikollë Gazuli shkruan se Kabashi e ka origjinën nga Thrakajt, të cilin e lidhin me qytetin Traki Kabesos, me fisin e moçëm të besëve. Pra e bëjnë të ardhur nga Kolonja, nga Nishi, por e bëjnë edhe nënfis të dalë nga fisi Thaçi, sepse nënfiset e Kabashit, Zigaj dhe Helshan janë Thaças etj.
Thuhet tekstualisht: “…. Gjithashtu nënfisi Kabashi, Zogaj dhe Halshan janë pjesë e fisit të madh Thaçi”. (Mr. Sc. Avdyl Hoxha, Rexhep Maksutaj, 12 fiset shqiptare, të Lekë Dukagjinit” 2019,f 131). (Mr. Sc. Abdyl Hoxhaj& Rexhep Naksutaj, 12 fiset shqiptare…2019, f. 134-4-137)
Kabashi, në fakt del si pjesë e fisit Thaç. Studiuesi Adnan Morina shkruan: “ Fiset: Bytyçi, Kabashi, Morina, Kryeziu, Shkreli etj, paraqesin vëllazëritë ose barqet e fisit Thaçi” (Dr, Adnan Morina Podrimja”…1985, f. 171-172) . Pra këto vëllazëri, së bashku me nënfisin Thaç (“Kabash”) janë të fisit Thaçi.
Edhe etimologjia e emrit Kabash vjen nga fjala: “ ka bash ujë”, “një kabash ujë”; fjala bash, nuk është dialekt nga Jugu, por është e dialiektit i Pukës, është bash e mir; si është kjo nuse? Bash dmth, e mirë, e plotë. Kështu rrënjën e ka nga Veriu e jo nga Jugu.
Siç shihet janë shumë referime të ndryshme në kundërshtim me njeratjetrën, që nuk mund të besosh asgjë prej tyre, të gjitha me hamendeje e hipoteza pa fakte shkencore.
Faktet dhe argumentet shkencore dhe prova me të dhënat e deritanishme janë: “ kur erdhën turqit, Kabashësit (banorë të barqeve të Thaçit) ishin të parët që u bënë mysliman me mbështetjen osmane, ja morën parinë Berishës si fis i parë dhe ja dhanë këtyre banorëve thaças të quajtur “Kabashi”. Këto janë faktet dhe prova se si u bë fisi i parë Kabashi në Pukë. Sepse dihet se më 1881 Kabashi nuk ishte bajrak, ishte vetëm thjeshtë një fshat.
E vërteta është se me barqet e banorëve të fisit Thaçi u krijua fshati Kabash në Pukë, banorët e të cilit kanë migruar në Kosovë ku është krijuar një fshat afër Prizrenit ku janë toponimet: Kabashi i Vendit, Kabashi i Hasit, Kabashi i Vitisë, kabashsit kanë migruar në Ferizaj, Gjilan, Kaçanik, fshatra me emrin Kabash janë Kabashi i Vrepckës afër Leskovikut, Kabashi në Gramsh, në Gjakovë, Përmet, Dibër, Shkodër, etj.
Këta emra “Kabash” mendohet se nuk kanë lidhje me etnogjenezën e banorëve të këtyre fshatrave, por çuditërisht koincidojnë emrat si më të njohur e më të përdorur në emërtime. Kjo edhe për arsye të etimologjisë së emrit ilir “Kabash” që vjen: vend me ujë, fjala “Bash” åshtë e dialektit të veriut dhe i perket edhe emri Kabash Veriut e pëkatësisht Pukës.
Faktet dhe argumentet të barqeve të Thaçi prej të cilit rrjedhin banorët e fisit Kabash, askush nuk mund ti hedh poshtë, sepse janë jo me hipoteza, por me fakte shkencore. Pra banorët janë vendës Pukjanë, dhe etimologjia e emrit del Pukjanë. Dihet se ka emra që edhe kincidojnë njeri me tjetrin, por nuk kanë lidhje etimologjike.
Përfundimisht me të dhënat e deritanishme të provuara sa sipër rezulton:
* Fisi i sotëm Kabash me përbërjen e barqeve apo (nënfise të Thaçit) thjeshtë, u bënë të parët mysliman, fituan privilegje, i morën parinë fisit të parë Berisha dhe u bënë vetë fis i parë. Fisi Kabash trojet e vjetra i ka në Pukë, nuk është i ardhur nga Kosova, as nga ndonjë vend tjetër, por banorë të këti fisi kanë migruar në Kosovë , kanë krijuar atje lagje e ndonjë fshat dhe kanë ruajtur emrin Kabash nga kanë ardhur.
Sigurisht nuk bëhet fjalë për ndonjë gjini ndoshta të ardhura edhe nga Murr Deti, nga Thrakajt, apo nga Deti i Zi etj;
Prandaj banorët e fisit Kabash nuk erdhën nga Kolonja, por ishin Thaças, u bënë mysliman e zotni, i morën parinë fisit Berisha dhe u bënë fis i parë.
Fisi Kabash është formuar nga vetë pukjanët me banorë pukjanë të barqeve Thaças të dala nga trojet e vjetra të fisit të madh Thaçi.
Kështu fisi Kabash është fis vendës, sepse është nënfis i dalë nga Thaçi, sepse Kabashi ka në përbërje të tij barqet e nënfiset e Thaçit si : Zigaj dhe Helshan ; nga ana tjeter studiuesi Adnan Morina shkruan se: “Fiset Bytyçi, Kabashi, Morina, Kryeziu, Shkreli etj, përfaqësojnë vëllazëritë, ose barqet e fisit Thaç”. (Dr, Adnan Morina Podrimja”…1985, f. 171-172) . Pra fisi Kbash del si vëllazëri ose bark i fisit Thaçi.
Kjo është e vërteta, këto janë argumente shkencore se shumica dërmuese e banorëve të fisit Kabash janë vendas autokton, si pasardhës të fisit të pirustëve në trojet e Pukës që para Erës së Re.
Gjini të tjera të ardhura, apo familje të ardhura nga brënda territorit të Pukës, brënda territorit të fisit të pirustëve dhe jashtë tyre, pranë fisit Kabash, nuk e cënojnë autoktoninë e fisit Kabash as të banorëve të Pukës.
2. Fisin Thaç e bëjnë të ardhur nga Dalmacia (Bonje Hercegovinë), por edhe me origjinë, “Murr Deti, Thrak nga Deti Zi”!? Referime pa fakte dhe argumente shkencore, por siç e thonë vetë në shkrimet e tyre se mendohen si hipoteza!
Fisi Thaçi përmendet në periudhën e princ Lorikut, në vitet 500-400 pr.K. (Kadrush Sulejmani “Udhëtimet e Princ Lorikut”, f. 34)
Fisi Thaçi, kuptohet si fis i lashtë gjatë formimit të fisit të pirustëve sigurisht ka patur levizje brënda këti territory, por nuk ka lënë gjurmë, përveç në vendin e Berishës që është toponimi, Fusha e Thaçit dhe toponimi Lami i Gegëgjeçit, Ara e Dodgjeçit, etj. Të dhëna më të sakta janë se prej Fushës së Thaçit u vendosën në Iballë të Pukës.
Mirpo autori Ruzhdi Mata shkruan: “Vllaznia Thaçi, e ardhur nga Fusha Thaç (e Berishës) kur shkoj në Kryezi arriti të kishte 50-60 burra , ku tregon numrin e madh të popullsisë”
(Ruzhdi Mata, “ Gjeçoci nderi i Kombit” Tiranë, 2000, f.510)
Çuditërisht gojëdhëna thotë se Vllazëria Thaçi u largua edhe nga Kryeziu, por dolën vetëm katër vllezër: Buçgjeçi, Geggjeçi, Prendgjeçi dhe Dodgjeçi, të cilët erdhën e zunë vend në Iballë të Pukës.
Të bie në sy falsifikimi i kësaj gojëdhëne, sepse ishin bërë 50-60 burra, ku tregon numrin e madh të popullsisë; ndërsa po dalin nga kryeziu vetëm katër vllezër, që erdhën dhe zunë vend në Iballlë?!
Ku mbetën 50-60 burrat dhe banorët e tjerë Thaças në kryezi?! Një absurditet i çuditshëm!
Konkretisht, At Zef Valentini shkruan gojëdhënën: “….Tregojnë se Thaçët erdhën nga Kryeziu, katër vllezër, Buçgjeçi, Gegëgjeçi, Prend Gjeçi dhe Dodë Gjeçi. Thaçët sherbëtorin e tyre e bënë dhëndërr në shtëpinë e tyre, i besuan edhe vulën e fisit. Ai tek veziri i Shkodrës konvertohet në mysliman me emrin Sulejman Aga në vitin 1630. E nga sherbëtor e dëbon padronin e vet”. ( At Zef Valentini, Plejad, Tiranë, 2001 f. 310 dhe 415) Pra vazhdon falsifikimi i historisë së fisit të famshëm Thaçi!
Pëmbajtja e gojëdhënës është e qartë:
*Erdhën nga Kryeziu 4 vllezër: Buçgjeçi, Geggjeçi, Prendgjeçi dhe Dodgjeçi. (ishin thaçë e jo gojanës).
* Thaçët që erdhën nga kryeziu sherbëtorin e tyre e bënë dhëndër në shtëpinë e tyre i besuan dhe vulën e fisit.
* Ai (sherbëtori dhëndër i thaçit të kryeziut) shkoi tek veziri i Shkodrës dhe konvertohet në Mysliman me emrin Sulejman Aga në vitin 1630. ( hizmeçari që u bë dhëndërr) dhe u bë mysliman me emrin Sulejman Aga, ky e dëbon padronin (dmth) Vezirin e Shkodrës dhe bëhet vetë Vezir!
* Ja kështu tak-fap, ky hizmeçari i Thaçit të Kryezit u bë Vezir i Shkodrës, edhe mbiemrin e mbajti Bushatllinjë?! Një prrallë e bukur!
* Në fakt gojanësi (që e bëjnë thaças) në Iballë erdhi nga Gomsiqja ishte vërtetë hizmeçari (çipçi) i Sulejman Agës i zotnisë së Iballës, por jo i Vezirit të Shkodrës!
Realiteti është se Veziri i Shkodrës ishte Bushatllinjë, nuk e ka ndërruan ndonjëherë mbiemrin historikisht. Kështu gojëdhëna e Thaçit të kryeziut mbetet vtëm një բërrallë.!
Edhe njëherë:
Si erdhën Thaçët nga Kryeziu?! Ku janë faktet?!
Si është e mundur që fisi i famshëm Thaçi paska ardhur nga Kryeziu në vitin 1630, kur dihet nga e gjithë Puka se ky fis aq i denjë e ka lashtësinë para Erës së Re, që në kohën e princ Lorikut.
*Kur dihet se fisi Thaçi i ka rrënjët e trojet e veta në Pukë e jo në Kryezi!
* Kur e din e gjithë Puka se Thaçi ka zënë vend në Pukë para vitit 1630 kur thotë gojdhëna, aty ku ka toponimet dhe quhet Fusha e Thaçit dikur e Berishës.
*Dihet se edhe sot janë toponimet: Lami i Gegëgjeçit, Ara e Dod Gjeçit, etj.
*Dihet se në fshatin Kryezi nuk gjenë emër as toponim Thaç, aty janë toponimi: “Kodra e Gegës” që nuk lidhet fare me fisin Thaç dhe Gryka e Gjeçit e cila nuk lidhet fare me emrin me Thaç, por lidhet me Gjeçin që i përket At Shtjefen Gjeçit “Gjeçovit”.
* Këto i din i gjithë Gojani dhe e gjithë Puka?!
* Dihet nga gjithë Iballa dhe Puka se Sulejman Aga është zotnia e Iballës që nuk ka të bëjë fare me bushatllinjtë e Shkodrës!
*Dihet se gojanësit e ardhur nga Gomsiqja në Iballë ishin hizmeçar (çipçi) të Sulejman Agës së Iballës dhe jo hizmeçar i Vezirit të Shkodrës.
* Dihet se gojanësit e Iballës që u bënë 10 shtëpi erdhën nga Gomsiqja, nga fisi i vogël Suti, sepse këta gojanësit Iballës kanë mbiemer Suti. Këto janë fakte të pamohueshme.
* Dihet se në të gjitha fiset e gjinitë e Kryeziut në emërtmet e tyre nuk ekziston emri Thaç, as Buçgjeçi, as Gegëgjeçi, as Prendgjeçi dhe as Dodgjeçi!
*Emrat e fiseve në Kryezi janë, plotësisht 26 emra, të verifikueshëm të cilët janë:
Fshati Kryezi, ka këto fise:
Fisi Rrapi, i ardhur nga Kaçinari.
Fisi Shaljani, i ardhur nga Shala.
Fisi Zotnia, i ardhur nga zotnia i Iballës.
Fisi Mriaj, i ardhur nga Mnela.
Fisi Demalia, i ardhur nga Pacaj, Dukagjin.
Fisi Mardoda, i ardhur nga Spaçi.
Fisi Kovaçi, i ardhur nga Spaçi.
Fisi Jakaj, i ardhur nga Gojani i vogël.
Fisi Gec Pali, i ardhur nga Gojani.
Fisi Menaj, i ardhur nga Gojani.
Fisi Luli, i ardhur nga Gojani.
Fisi Përvorfi, i ardhur nga Berisha.
Fisi Mardodi, i ardhur nga Toplana.
Fisi Gjinaj, i ardhur nga Spaçi.
Fisi Kabashi, i ardhur nga Puka.
Fisi Florini, i ardhur nga Kaçinari.
Fisi Oroshi, i ardhur nga Oroshi.
Fisi Qoku i ardhur nga Oroshi.
Fisi Baloj, i ardhur nga Oroshi.
Fisi Çuli i ardhur nga Kuzhneni.
Fisi Açifaj, Myftari, Murataj dhe Brahaj, ardhur nga Kabashi.
Fisi Berisha, i ardhur nga Berisha Pukë.
Fisi Temal, i rdhur nga Temali.
Fisi Morina i ardhur nga Spaçi.
Janë dhe Fiset, Bibaj dhe Paloka. Ardhjet e këtyre fiseve janë marrë sipas pohimit të vetë banorëve të Kryeziut.
Siç shihet asnjë emër fisi nuk është Thaç, as Buçgjeçi, as Gegëgjeçi, as Prendgjeçi dhe as Dodgjeçi, as Bushati; nuk ka asnjë gjurmë, Thaç?!
Edhe gojanësit nuk dalin Thaç (siç thotë një gojëdhënë tjetër se gojanësit jan të ardhur nga Thaçi), sepse nga tre fshatrat, Gojani i Vogël, Gojani i Madh, Gomsiqja, lagjëja Gojan në Iballë dhe i gjithë territori i këtyre tre fshatarave, nuk ka emër a toponim Thaç. Po ashtu nga 80 familje me 330 banorë gojanas që janë të migruar në Rrafshin e Dukagjinit kanë ruajtur atje emrin Gojan nga kanë ardhur dhe nuk kanë emër a toponim Thaç. Kështu gojëdhëna del e sajuar.
Këto janë fakte të pamohueshme, nuk janë hamendje e sajesa që mjegullojnë dhe falsifikojnë historinë e vërtetë të fisit të denjë Thaçi.
Në fshatin Teruan ku është gjinia e Buçgjeçit, kam takuar Qerim Qaushin nga ky fshat i cili, sipas xhaxhajt të tij Selman Bajrami, rezulton se fisi Thaçi nga 3 nënfiset si Preçgjeçi, Buçgjeçi dhe Geggjeçi kanë populluar disa fshatra të Pukës si fshatrat: Arst, Miliskon, Mëzi, Teruan, Sakat, Kulumri, Xath, Flet etj. Asnjë gojëdhënë nuk thotë në këto fshatra se fisi Thaçi paska ardhur nga Kryeziu, apoThaçët kanë krijuar fshatra në Mirditë!
Atje ka gojëdhëna se banorë të fisit Thaçi janë larguar për një jetë më të mirë dhe kanë shkuar në fushën e Kosovës në fshatrat Kaçanik dhe sidomos në fshatin Vokshi; Pra Thaçët kanë migruar te Vokshët.
Për banorët i fisit Buçgjeçi, Qerim Qaushi, argumenton se asnjë familje nuk shkon në vend të keq pa tokë si në Mirditë, bile ka patur familje nga Mirdita që kanë ardhur në fshatrat e Thaçit si ajo e Prend Kovaçit e cila erdhi për një copë tokë e zuri vend në fshatin Sakat dhe më vonë në Va-Spas.
*Prof. Bedri Pejani shkruan se: “ Thaçët bashkë me fise të tjera u dyndën nga Dalmacia dhe Bosnje-Hercegovina, gjatë dhe mbas kryengritjes së ilirëve kundër romakëve nën prijësit t ilir, Bato i desidiatëve dhe Bato i desaretëve në vitin 6 dhe 9 të Erës së Re”. ( Prof Bedri Pejani, “, Bulat e Arta, Kristobulat,”, (Akt dhurimet), f.35-36)
Ky referim nuk spjegohet me fakte shkencore, emërtime, toponime, troje, etj, vertetuese, por mendohen hipoteza e hamendje.
*Prof. Mehmet Vokshi shkruan: “ Thaçët erdhën e zunë vend në Barbullush, Zadrimë, Bushat, Lezhë, vazhduan bregut të Lumit të Drinit dhe në Postribë në fshatin Vorfë, kurse në 7 fshatrat thaças të Pukës unë dëgjova të thonë se ne kemi migruar tek Vokshi në Kosovë! Mehemet Vokshi vazhdon: Në mërgimin e dytë, 40-50, të Erës Sonë, një gjini e Thaçit (Vokshi) u nda nga Thaçi dhe vazhdoj popullimin në anën jugore të Drinit deri në Vaun Spas e kështu themeloj fshatin Iballë si qendër të vetën”. (Prof. Mehmet Vokshi vepera, f. 20-30)
Realiteti është se këto krahina ku gjoja janë formuar nga thaçët kanë qenë të banuara që para Erës së Re, me vazhdimësi banimi të pandërprerë, kanë trojet e veta në Lezhë, Zadrimë, Bushat, në Mirditë, në dy anët e Drinit deri në Pukë, dhe nuk gjenë në këto vende emërtime a toponime Thaç, siç ka ndodhur në Kosovë që Thaçi ka ruajtur emrin nga ka ardhur. Po kështu del se në këto krahina, nuk ka troje të Thaçit, nuk ka lagje apo fshat me emrin Thaç, nuk ka toponime për vendbanime me banorë të fisit Thaç, në të gjitha këto territore që thuhet në këtë referim, nuk ka asgjë që lidhet me troje të fisit Thaç. Kështu nuk ka prova dhe argumente shkencore vertetuese.
Pra është fakt se nuk troje të vjetra në këto vende ku pretendohet: në Lezhë (janë trojet Lezhjane) nuk ka troje Thaçi; në Zadrimë ( janë trojet e Zadrimës), nuk ka troje Thaçi; në Bushat (janë trojet e Bushatit), nuk ka troje Thaçi; në të dy anët e Drinit (janë trojet e fshatrave vendase) nuk ka troje Thaçi; në Vaspas ( janë trojet e Vaspasit), nuk ka troje Thaçi, në Bulgër, janë trojet e Bulgërit nuk ka troje Thaçi, në Domgjon, janë trojet e vendasve, nuk ka troje Thaçi; në Gojan janë trojet vendase, nuk ka troje Thaci, në Bisakë Fan, në Xhuxhë, Sang Xhuxhë, Sang Domgjon, Thirrë etj etj. janë trojet vendase, nuk ka troje Thaçi. Në të gjitha fshtrat e Fanit, Mirditë dhe të Bulgërit, Kreyezez (Malësi e Lezhës) etj, ku janë me qindra fise, nuk ka emër a toponim me emrin Thaç, në të gjitha territoret e këtyre bajrakëve e fshatarave nuk ka asnjë toponim a emër që lidhet me emrin Thaç; ndërsa thaçët që migruan në Kosovë me dhejetra e qindra familje kanë ruajtur emrin “Thaç” nga kanë ardhur, gjë që verteton se banorët e fisit Thaç nuk kanë migruar në Mirditë, nuk kanë krijuar bajrakë e fshatara në Mirditë, por kanë migruar në Kosovë.
3. Fisin Berisha e bëjnë me prejardhje nga trungu i Murr Dedit, vend origjinë Deti Zi, por edhe me origjinë nga Dibra, në shek, XV, “Berissit, quhej si një familje e moçme në Dibër”!? Kur dihet se fisi Berisha është një ndër tre fiset më të lashta vendase në Pukë, ka migruar në Kosovë ku dhjetra e dhjetra familje kanë ruajtur emrin “Berisha” nga ka ardhur. Pra gojëdhënat janë kontrakditore, njera thotë se erdhi nga Deti i Zi dhe tjetra se erdhi nga Dibra etj, që nuk mund të besosh asgjë prej tyre.
Kështu gjersa nuk kanë argumente shkencore janë të dyshimta dhe të pa verteta.
Nënfiset e Berishës janë: Deskaj, Doçaj, Tetaj, Marojt. Legjenda e lashtë është se: “ i pari i Berishës ka dalë nga shpella e Deskut që gjendet në fshtin Berishë të vendit”, toponimi: “e vendit” do të thotë vendase, autoktone.
Kuptohet se duke nxjerrë të tre fiset kryesre dhe të gjithë banorët e Pukës të ardhur dhe jo autokton, pa dashur i bëjnë pukjanët barinjë, ardhacakë, endacakë, etj. ashtu siç bëjnë shovinistët fqinjë e të tjerë që duanë të falsifikojnë historinë e Shqipërisë.
Fatkeqsisht këto shkrime, gojëdhëna e legjenda e bëjnë gjithë Pukën të ardhur dhe jo autoktone! Ndërkohë që Puka dihet se është një krahinë e rëndësishme dhe me dinjitet që i përket fisit të famshëm të pirustëve.
Duhet vënë në dukje se studiuesit e historianët, kur i përmendin gojëdhënat, legjendat, etj, duhet të mos i lënë të mirqena, kur nuk janë të provuara me baza shkencore, sepse falsifikojnë të vërtetën e historisë.
Unë nuk jam pukjanë që mund t’i mbaj krah Pukës, por dua qe historia e Pukës të jetë e vërtetë dhe jo e falsifikuar nga gojëdhëna të sajuara.