Simbol Ataturku
Krenohet Turqia ,
Burri shetformues
Dhuratë nga Perëndia
…
Ramadan Kllogjri. Stamboll
“””””””””””””
Bir i Shqiperise
Arkitekt. Sinani
Ndertoi mrekulline
Qe donte Sulltani
Dora e arkitektit
Dhe mendja e holle ,
Me lezetin e qytetit
Zbukuroi Stambolle .
Ja Xhamia blu
Ne Sulltan Ahmet ,
Madhështore kështu
Ku takohet me rete .
Në tërë Stambollin
E ka veçorinë,
Se flet me Evropën
Dhe përshëndet Azinë .
Nga nëna Shqipëri
Djema mendje – ndritur ,
Në botë mënçuri
Histori kanë ngritur.
Në argjende shkruar
E në gurë skalitur ,
Mendja e shqiptaruar
Botën ka habitur !
Kohë nëpër kohë
Që në lashtësi ,
Zotësia jonë
Vend në histori !