14.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Desantila Qerimaj

Ky libër asht ble (online) në Shqipni në fillim Dhjetor 2020 dhe ka mbërritë në Angli dje… Ashtu, sa me spjegue pse “Me ble libra” asht nji arsye ma shumë me ardhë n’vendlindje. Me kët’ rast po sjell nji poezi…
Netët e brishta
M’pëlqejnë netët e brishta
ku flaka lanë mbasdore e librave
m’kërkon prej larg…
Edhe dy fjalë të thanuna,
m’kishin pëlqye,
ndoshta të pakapshme, po un’ dij m’i përqafue.
Ti dhe asgjája
asgjája dhe ti.
Andrrës s’zbehtë të qiejve i shkoj përbri
shikimi i t’panjoftunve asht i ajrit e i tokës
m’asht plakë vetmia,
ajo që mban, që rrit, që shtetrrethon.
Jam gati me jetue shekuj,
për formën e kuptimit mbi dashninë.
Kështu u krijuen male nën urdhnimin tem.
Male mbrendë meje: madhështore
si lulja kur flet mbas shiut,
si fëmia kur qesh!
Flej zogëz e nanës.
Flej o nanë se un’ të mendoj.
Flej botë e papërqafueshme.
E kam hjedhë supeve terrin tand
në masa që m’shpagojnë.
Edhe n’mos më daç
Lumenjt’ e tu s’kam harrue me i lanë me
vërshue.
M’pëlqejnë netët e brishta
netë me at’ lloj zhurme qiellore
ku heshtja jote s’asht ma shumë,
se dy fjalë që s’pate kohë me m’i thanë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.