11.5 C
Tiranë
E dielë, 3 Maj 2026

Genta Petro Kaloçi

Dy raste, dy krime të njëjta në dy sisteme të ndryshme!
1. Dhjetor 1984: grupi i fallsifikimit të biletave të Trenit, grup i mirë organizuar me dëm miliona lek ndaj interesit publik, pronës së përbashkët. (Në grup edhe Çurshia, muzikant i nderuar i dhjerokracisë).
2. Gusht 2019, grup fallsifikator i biletave të urbanit Tiranë, me miliona dëm ekonomik.
– Interes publik, pronë e përbashkët, shtetërore- terma të realizmit socialist.
– Dëm ekonomik, arkë e shtetit, pronë publike, anti formalitet, vjedhje.
Lajmi i fallsifikimit të biletave të linjës urbane në Tiranë nuk ishte diçka e panjohur për shoqërinë shqipfolëse. Qëllimisht e nënvizoj, fjalën shqipfolëse për raste të tilla të dekadencës tridhjetvjeçare të dhjerokracisë albanistaneze.
Shoqëria jonë është mësuar nga fallsifikime dhe vjedhje ndaj shtetit. Hajdutët, kriminelët e kombit i kemi dekoruar, shpërblyer me pseudostatusin e të përndjekurve politik që kanë bërë kërdinë kundër shtetit, arkës, pronës së përbashkët duke i dekoruar nga të gjithë karagjozat president të dhjerokracisë që zgërdhihen ndaj ligjit dhe drejtësisë.
Në të dy rastet, veprimi, skema e fallsifikimit, është krim ekonomik në grup të strukturuar dhe të mirorganizuar që dënohet sipas ligjeve në çdo sistem ekonomikopolitik të çdo shteti të botës që të kërkoni.
Habia, çudia ime është se, ju o spurdhjak popull kërkoni drejtësi, por ndaj kujt, nuk keni byth ta gërmëzoni dhe ta veproni.
I vetmi sistem që veproi me forcëm e ligjit në favor të interesit publik ishte realizmi socialist. Ndërkoh që në artikujt e radhës hajdutin, kriminelin e quajtët hero, martir të dhjerokracisë, e dekoruat, e ngritët në piedestal duke i hapur rrugën krimit të ulet këmbë kryq në vatrat tuaja dhe ju vret pa pushim 24/7 për tre dekada.
Si për tu kënaqur nga e gjithë kjo parodi, politika, media, ashtu si edhe ju që vidhni me vërtetime fallco dhe promovoni këta individë si heronj, të cilët duke vjedhur shtetin vjedhin të mirat tuaja monetare të mirqënies suaj personalofamiljare nga rrogat, pensionet, shkollat, kopshtet, mjekësia, mbrojtja e të tjera.
Në vend që të mendoni në këtë mënyrë, përkundrazi ju i vlerësoni të dy grupet kriminale me shprehjet, “hë më i lumtë, paskan qënë burra”, “ata kanë ditur si të vjedhin”, “mirë ua punojnë që i xheposin”, pa menduar për dëmin që i bëni në afatgjatë vetes, ekonomisë dhe brezave të ardhshëm.
Qëllimisht i kam vendosur në paralele të dy rastet, rasti i parë ku ligji vepronte, të gjithë të barabartë dhe në rastin e dytë ligji jua punon qindin, pasi ju vjedhin, grabisin, marrin dëmshpërblime nga gjykatat dhe me vkm marrin dëmshpërblime, më pas dekorohen nga presidentët e dhjerokracisë për fashizmin e tyre të përcjellë si akt demokratik.
Provoje të bësh një veprim të tillë në SHBA dhe do i shohësh bolet e dashit nga poshtë.
Nuk mjafton ofendimi llogjik që të bën politika, por kemi edhe median e dhjerokracisë fashiste që me shkrimet e tyre të injorancës tendencioze përcjellin anarkinë dhe padrejtësinë si vlerë demokratike. Pikërisht këto dy raste mjaftojnë për të kuptuar se jeni në pikën fatale të ligësisë suaj.
Jeni duke paguar budallikun, idjotsinë, babëzinë, injorancën dhe lakminë tuaj në dëm të drejtësisë dhe ligjeve.
Kërkoni drejtësi, por ju fatkeqësisht nuk kuptoni as nga e drejta, as nga ligji dhe as nga e vërteta.
– Cilën drejtësi?
Atë drejtësi e shkelët e përdhosët dhe kriminelët i kthyet si xhelat mbi kokat tuaja boshe.
Ata që dikur i dënoi ligji, i kthyet sërish me grykësinë tuaj. I kthyet kriminelët si heronj, martirë mbi kokat tuaja siç e meritonit, për t’ju thithur gjakun siç ju duhej. Prandaj, të gjithë ju që përfituat atëherë edhe tani në këtë sistem duhet të paguani për dëmin që i keni bërë shoqërisë.
Jam e sigurtë se të gjithë pa përjashtim 11 milion shqiptar do e nxirrni bishtin jashtë, por faktet tregojnë ndryshe.
Krimet e bëra lënë gjurmë, një Shqipëri që rënkon dhe një popull që merr katër rrugët e botës tregojnë batërdinë dhe krimet tuaja si individ dhe shoqëri. Sado të mbuloheni nën termat pseudo si të persekutuar atëherë, si edhe të keqkuptuar në këtë kohë, ju mbetet vetëm një emërtim, Kriminel.
Në çdo sistem ju ishit, jeni e do mbeteni kriminel dhe ligji është njësia matëse e ndëshkimit tuaj.
Ju të tjerët me miliona që keni marrë arratinë, mirë t’ju bëhet, ashtu si edhe ju që keni mbetur në trojet shqipfolëse jeni b/fajtor të kësaj katrahure padrejtësie politike tridhjetvjeçare. Meritoni gjithçka që përjetoni këtej e tutje me burg, sekuestro, konfiskim.
Nuk keni të drejtë të kërkoni drejtësi, sepse duhet të paguani padrejtësinë, baltën, që i hodhët realizmit socialist. Asgjë nuk mbetet pa paguar, prandaj edhe këto vuajtjet tuaja në tre dekada dekadence janë çmimi që paguat për shkatërrimin e shtetit, si rezultat i vendimarrjes, veprimtarisë suaj në shkallë personale, familjare, kolektive, shoqërore.
Meritoni krimin t’ju godasi në palcë, sepse të tillë jeni, gen i kalbur, i nënshtruar deri në kulm.
Mos u ankoni, durojini se ju i bëtë të tillë.
Gjithashtu, mundësisht për festat kombëtare le të dekorohen të gjithë kriminelët e pas 90ës nga presidenti i rradhës për mosnënshtrim ndaj kapitalizmit, si pishtar të dhjerokracisë.
May be an image of 1 person
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.