Lexues të qofsha falë,
nga ty, krah’e fluturoj…
As far’as fis , as takuar,
vargun ma shtrydh nëpër gojë…
Lexues ti, m’i njeh mirë,
ah-et që vargut kam shtruar…
Kur ngjasojnë me të tuat,
të miat m’i ke mjekuar…
Falmë – falmë, në të lodha,
Nga ti, shenjtëri mbështetja…
Vargjedashur edhe unë
Derdh mbi ty, e hiq nga vetja!…