9.5 C
Tiranë
E dielë, 3 Maj 2026

Eduart Veli

BISEDOJ ME ATDHEUN TIM!
Nga Ksamili e mora me vete muzikën e ëmbël të dallgëve në det.
Si një zog shtegëtar u nisa unë, i gëzuar në një udhëtim .
Pakëz aromë Ksamili të lija kudo ku do shkoja,
në çdo qytet.
Këdo që do takoja,të fala ti jepja përqafime, nga Ksamili im.
Ende pa gdhirë, Rruga e Kombit,udhë të mbarë
na uroi!
Si arterje gjigande kjo Rrugë bashkon në një, të gjithë Shqiptarinë.
Vala e detit,u bë shoqe me valët mbi liqen,tutje në Kukës qëndroi.
Nga busti poeti Havzi Nela për miqtë nga Jugu, e shkroi poezinë!
Në Kukës,me aromën e bjeshkëve,nga shekujt, vjen aroma e lirisë.
Kukësi të qeras me një aromë,që sot rrallë gjen, aromë qytetarie!
Simboli i mikpritjes je në tërë botën,je ballkoni i Shqipërisë!
Ky Nobel i bukur si askund në botë, Kukësi ynë të paska hije!
Ngado që të shkoni më të bukur s’gjeni,në gjirin e vet të pret, i lashti Pizreni!May be an image of 2 njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme
Prizreni të flet nga Shtëpia e Lidhjes,zëri i sajë
do të gjëmojë.
Abdyl Frashërin Ymer Prizrenin,Sulë Vokshin në shekuj bashkë do ti gjeni.
Nga monumenti sup më sup ,si malet do të na flasin me gojë!
Takoj Abdyl Frashërin,Sulë Vokshin,kutinë e duhanit më zgjat Ymer Prizreni.
Nga Ksamili ju sjell aromën e detit,me okë ,ju sjell të fala nga Çamëria!May be an image of 1 person, standing dhe ambiente të jashtme
Ka shumë urrejtje mes vedit bir,një tjetër Lidhje do të kemi!
Po vjen ora tha baca Abdyl, së fundi do të bëhet zonjë Shqipëria!
Gjakova të pret krahëhapur,këtu gjaku ende nuk është tharë .
Mirë se vini bij të Shqipes të flet çdo rrugë ,çdo shtëpi,çdo prag.
Shpesh dhe shqipja,lart në qiell,këngës ja merr me të qarë.May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing, balloon dhe ambiente të jashtme
Jehona e këngës,përcillet nga minaret xhamive e ikën larg!
Ikëm Gjakovë,në Tropojë takojmë dhe çmallemi me Bacën Bajram.
Për ktë tokë luftuam thotë Baca,së bashku ne i falemi amanetit!
Aromën e bjeshkëve mora me vete,zërin tënd o Bacë,me vete e kam.
Këtu tek monumenti,lashë aromën e Ksamilit e zhurmën e dallgëve të detit!May be an image of 1 person, standing, ambiente të jashtme dhe monument
Kush se ka parë Valbonën,asgjë s’ka parë nga Shqipëria e jonë.
Pyje,freski,dëborë ujë i pastër kristal,vënde nga i madhi Zot Bekuar.
Aromën e Ksamilit të tjerë para meje e kishin lënë në Valbonë.
Të mora me vete Valbonë,sepse me ty çdokush ndjehet i dashuruar.!May be an image of 2 people, including Eduart Veli dhe ambiente të jashtme
Në Fierzë,Koman kënga e vallja si një uragan shpërtheu.
Kërcenin bashkë Malsorë,lebër,çamë të huaj,oh sa gëzim!
Aroma e Ksamilit liqenin e brigjet si një pikturë gjigande i leu.
O vënde të bukura,dua tju shoh përsëri,prapë të bisedoj me vëndin tim!
.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.