“””””””””””””””””
Ah mashtrimi s’paska të mbaruar
Fjalë boshe fjalë pa mbarimë
Thonë të duan fjalë pa kuptim
Qeshin tallen me hallexhinë
E kthej kokën anë e mbanë
Të rrethuar jemi nga egoizmi
Që të qetë jo nuk të lënë
I ka mbytur keq bullizmi
Në fytyrë hiqen si engjëj
Mbrapa krahut thik të ngulin
Ajo buzëqeshje aq e djallëzuar e cinike
Më vret më shumë se prerja e kësaj thike
Tregohuni sado pak të drejtë
Mos u bëni aq të marrë jo
Se të gjitha paguhen në kët jetë
Një grusht dhe merr në botën tjeter
Autore
Elmira Tafa
12,,06,,2021