14.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Lebibe Zogiani

DUA TË JEM VETËM ME TY SONTE
Me ty që je sa gjithë bota
E dërguar nga vet Zoti
Ta shpëtosh nga errësira njerëzimin
Nga djallëzitë
Dua të shkruaj vetëm për Ty sonte
Ty që si askush tjetër
Më bën të ndihem krenare
Me kombin
Gjuhën
Dhe gjakun tim
Sa herë më pyesin
Kush jam
Prej cilit vend vij
Ju përgjigjem
Me krenarinë më të madhe
Me emrin tënd
Nënë Terezë
Gonxhe e shpirtit tim
Emër që më bën të jetoj
Dhe të vdes pa frikë
Lebibe Zogiani
May be an image of Lebibe Zogiani, Flokë dhe outerwear
STOP PAVLERËS
Aty
Ku punohet
Veprohet
Ku qëllim kryesor është leku
Qoftë televizion
Apo kudo tjetër
Vend nga sytë i ka
Fëmiu
Nxënësi
Studenti
Mërgimtari
Thënë me një fjalë populli
Shikon
Dëgjon
Lexon
Atë që i servohet me vite
Serial pas seriali
Sulltana e sulltanesha
Tallava pas tallavaje
Shkurt e shqip pavlerën
Po nuk iu ve stop me kohë
Atyre që janë aq të pandjerë
Për atë që bëjnë
Interes pas interesi
Nuk është për t’u çuditur
Nesër
Vetëdijshëm
Apo pavetëdijshëm
Ta shesin edhe atdheun
Lebibe Zogiani
“”””””””””””””””””

Gëzuar vëllai im!
May be an image of 2 people, including Lebibe Zogiani, people sitting dhe E brendshme
Shëndet, jetë të gjatë e të lumtur të uron motra!
Të jesh motër e jotja
është më shumë
se të jesh vetëm motër me vëlla
Të jesh motër e jotja baca im
do të thot të kuptosh
se nuk ka pasuri më të madhe
nga njeriu yt
se krenaria për te
E të jesh aq larg mëngjeseve me ty
dhe me kafen nga duar tua
edhe në këtë moshë
nuk është vetëm largësi
e as vetëm mall
Padrejtësi e madhe për një motër
me një vëlla si ty
emri mërgimtar
16/ 6 2021
Shumë përqafime!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.