SPIUNË, JENI TË PA FYTYRË!
Spiuni me fytyrën e tij të nxirë,
Gjen shkak me ndrrue fytyrë,
Gjen shkak për t’bërë informimin,
Shpif, mashtron, përdor trillimin.
Tmerr janë këto mbetje t’ndyra,
Zero lekë burrëria, zero lekë fytyra.
Spiuni rregjimit fort i qëndron,
Ndrron fytyrë, nga pushteti shkon.
Spiunët kanë fat nëpër ambasada,
Ju dalin vizat për jashtë tek SHBA.
Nëpër Parti janë n’rreshtat e parë,
Marrin vendime, kokën pa e çarë.
Pësojnë mutacion, si patronazhista,
Poullin kanë bërë me folë me gishta.
Në çdo kohë, shumë të kontrolluar,
Identitetin rëndë ua keni cënuar.
Ju jeni vemje, krimba shumë të shpifur,
Në shoqëri të urryer, jo të mirëpritur.
Shoqëria më parë, nga ju të çlirohet,
T’ju injorojë të gjthëve,mos të frikësohet.
(@Gjon Bushgjokaj, Lezhë, më 16. 06. 2021)