20.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Rajmonda Shyta Kolvani

Mes trëndafilash Lasgushi me Kutelin!

U puth natyra buzë më buzë,
Me petalet buzëkuqe trëndafilash shpuzë,
U deh me mushtin e luleve dashurore,
Ndriti dhe u skuq me nur namusqareje, vashërore,
Tek pa vehten në dalldi, në pasqyrën liqenore,
U përskuq, freskoi faqet prush, me stërkala ujore.
U qesh , u zbukurua dhe më shumë,
Prej asaj bukurije humbi në dalldisje të përgjumë…
Buzë petalet trëndafilat, këndndjellse me ngjyra shumë,
U mbushën me fëshfërima ëndërimtare…
Gjethëzat prekeshin me puhiza ledhatare,
Si të rëna taze, në dashuri të çmendura filledtstare.
Dhe fluturat e sevdallosura ,këndonin në zukatje…
Në ujin e bekuar liqenor u marosën me spëtkatje.
E ndihet aty një melodi e zvargur, e shtruar…
Si korr fëmijësh, si psalm me zëra ëngjëllore,
Mbi kryet kurora lulesh zbukuruar, parfumuar.
Nga kisha e Shëndëllisë,
Vjen kjo sinfoni hyjnore
Bekuar prej perëndisë?!!
Mes trëndafilash, dy figura madhështore, në shëtitore
Lasgushi dhe Mitrushi të malluar bisedojnë si hyjni,
KJO melodi hyjnore vjen nga shpirtrat e tyre prushuar,
Me lavdi, në krenari me madhështi!
I bukuri Pogradec i lumi ti!

8/6/2021 RSH

“”””””””””””””””””””

I shastisuri.
Quteti ynë lasgushjan Pogradeci është perlë, por, nuk po shkruaj për qytetin pasi thonë që fshati që duket sdo kallaus. Se çdo të thotë kallaus këtë mos ma kërkoni se nuk e di, po pyes dhe ja u them nesër ose në e di dikush le ta shkruajë tek komentet, na e mundëson FB këtë.May be an image of ambiente të jashtme
Mos e zgjat. Isha ulur me dy shoqe po pinim kafe në njërën nga lulishtet haromë trëndafilash buzë liqenit, përballë nesh ishte ulur një vajzë yll e bukur, po peri ama, të kënaqej dhe ç’lodhej syri vetëm me të parë, pogradecare hesapi, janë bukuroshe këto dreq. Ne tavolina jonë përbri majtas, ishte ulur në një tavolinë një burë rreth dyzetat dhe ky ja kishte ngulur sytë keq fare vajzës. Sytë zjar këtij po i lëshonin aq sa me atë shikim mund tja digjte dhe fustanin.
U ul pranë këtij të shastisurit, të dalldisurit një plak mustaqelli, si duket ky i ballajdisuri e priste.
_ Ç’po bën?_ e pyeti plaku.
_Ja iç, po e ruaj atë vajzën se mos e ngacmojë ndonjë djalë.
_Po rri dhe unë me ty, ta ruajmë të dy_ tha plaku.
Nuk ishin pogradecarë, pogradecarët janë namusqarë dhe sedërllinj.
19/6/2021 RSH
(Të gjitha fotot e qytetit janë të miat,nga celulari im)
(Bukuri pogradecare)
Fotografuar prej meje
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.