20.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Nijazi Kastrati

MA FAL ZËRIN TËND

Zërin tënd bilbil
Të lutem a ma fal?
Është zë shumë i ëmbël
Të këndoj me mallë.
Me mallë ti këndoj
Vashës larg n’mërgim,
Kaherë është larguar
N’zemër kam shtërngim.
Ma falë at zë t’bukur
Ti këndoj sot pak,
Ndoshta kënga ime
Do ta sjell këtu prap.
Të lutem mi falë
Ata krahë të lehtë,
Të bëhem zog si ti
T’ fluturoj përpjetë!

Posa ta gjej vashën

Që jam në kërkim,

Zërin tënd të bukur

Ta kthej fluturim!

“””””””””””””””””””””

KUR ISHA I RI
Kur isha i ri
Me mustak të zi,
Një frizurë të bukur
Dilja në qarshi.
Mendët fluturonin
Larg iknin nga koka,
Më dukej se rreth meje
Sillej e tërë bota.
E bota nuk sillej
Sillej mendja ime,
Isha fare i ri
Dhe pa obligime.
Me disa shokë të mi
Loznim, hanim, pinim,
E nganjëherë besa
Harronim dhe mësimin.
Por kjo kënaqësi më vonë
Më doli dardhë ukere,
Nganjëherë derë nuk shihja
Por vetëm penxhere.
Dhe sot nga kjo moshë
Një këshillë për rininë,
Qetë e shtruar merrni gjërat
E jo me nxitim.

Jeta është plot sfida

Duhet ta kaloni,

Por që bota sillet rreth jush

Kurrë mos e mendoni.

“””””””””””””””””””””

PO IKË DHE QERSHORI
( Për fëmijë )
Po ikë dhe qershori
Përfundojnë mësimet,
Për të gjithë ne nxënësit
Tash fillojnë verimet
Ca adhurojnë detin
E ca të tjerë malin
Njeri don freskinë
Tjetri e do plazhin
Do shkoj në pushime
Tek gjyshërit në fshat
Freskinë e mëngjesit
Shumë e kam merak
Kur dalim n’mëngjes
Sa freski në mal
Këngën e tij bilbili
Aspak nuk e ndal
Sa e shoh një lepur
Tutje një ketrush
Sa shumë që gëzohem
Kur shoh ndo’j drenushë

Ndërsa shumë të tjerë

Detin preferojnë

Nga rëra e ngrohtë

Hyjnë në ujë notojnë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.