“”””””””””””””””””””””””””
M’i puthi deti këmbët në breg…
Dallga krejt trupin ma mbështolli
Doli nga retë dhe më puthi dielli
Në horizont qielli detin përqafoi
Melodia e detit-një këngë pa mbarim
Shkruan bukur deti fjalët me shkumbë
Në rërën e lagur shkruaj emrin tënd
Vjen e lehtë vala e s’le asnjë gjurmë
Më puthi deti shpirtin, më puthi trupin dallga
Mornica nëpër trup,si dikur puthjet e para…
A.TREBICKA 15.06.2021
“”””””””””””””””””””””
INATI I VARGUT TIM!

Fjeti vargu im nga inati…
Zgjuar vetëm mendimi rri
Mërzitja s’di se sa i zgjati
S’po gjej dot një varg të ri
E grisa fletën dhjetë herë
Erdhi mëngjesi, nata u lodh
Nuk po bindet vargu fare
Shpesh herë inatoset kot
Ndodh edhe kështu me vargun dhe poetin
Herë duhen, herë zemërojnë njëri-tjetrin