Kryetari i Bashkisë i ka vlerësuar në maksimum rëndësinë e kompeticionit si festival folklorik dhe punën e bërë nga Përfaqësuesja znj.Barie Çupi .
Por i kënaqur dhe nga Autorja projektit që dërgoi ftesën grupit fëmijëve talentë të Bulqizës që të promovoheshin denjësisht me bashkëmoshatarët e tyre mes 36 grupeve pjesëmarrëse, nga gjithë viset kombëtare dhe Diaspora.

Kryetari Përgëzon talentët e Qytetit që kryeson për Çmimin dhe vlerësimet nga Autorja.
Falenderon përfaqësuesen shoqëruesen e grupit për kontributin që ka ditur me korrektësi që menaxhojë ,koston e shpenzimeve për ardhjen në Tiranë me 19 Qershor 2021.

Sot Kryetarit ju dorëzua në zyrën e tij ” TROFEU ARTISTIK I FESTIVALIT ” për kontributin e dhënë si bashkërealizues .
Kryetari i Bashkisë Bulqizë Z. Lefter Alla falenderon për arritjen e suksesit të Festivalit Folklorik Edicioni 7-të të fëmijëve Të kombit shqiptar nga 15 shtete të dt.19 Qershor 2021,stafin realizues të Shoqatës Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare “, duke përcjellë Respektet maksimale për Autoren e Festivalit Znj
Zamira Mira Korance dhe Çertifikuesen “Nderin e Kombit “Znj.Margarita Xhepa.

Por dhe në gjejmë rastin e falendetojmë përzemërsisht Kryetarin duke i uruar shumë suksese në Krye të Bashkisë Bulqizë, por të kemi bashkëpunime të vazhdueshme vit pas viti.

Nën shembullin tuaj i nderuar Kryetar të ndjekin dhe kryetarët e bashkive të 12 prefekturave të Shqipërisë Faleminderit për gjithçka Z. Lefter Alla