15.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Nijazi Kastrati

EJA PO TË PRES

Dëgjoj diku afër këtu
Tinguj të ëmbël serenade,
Më mallëngjyen aq shumë
Andaj të pres të më viesh deri pas mesnate.
Atëherë kur gjithçka bie në gjum
Qyteti ndriçohet nga llamba neoni,
Unë dhe ti në freskinë e kësaj nate
Numërojmë yjët në qiell nga ballkoni.
E unë dua ashtu duke numëruar
Në gjoksin tënd gjumi të më merr,
Të zgjohem në mëngjes e lumtur
Ashtu siç jam zgjuar një herë.

Të pres pra, të pres të më kthehesh prap

Të më vijsh në ballkon edhe njëherë,

Të pres të më kthehesh prap

Si dallëndyshe në pranverë!

“””””””””””””””””””””””

NË PLAZH PËR PUSHIME
( Për fëmijë )
Pushimet në plazh
Sapo kanë filluar,
Lepuri e sorkadhja
Një plan kanë hartuar.
Pushimet në bregdet
Do i bëjmë kësaj vere,
Ary afër detit
Do të ndërtojmë një çerdhe.
Do i shohim fëmijtë
Bashkë se si argëtohen,
Ndërtojnë kulla rëre
E hyjnë në ujë freskohen.
Do u bëjmë befasi
Unë dhe ti një ditë,
Do shkojmë një pasdite
Për t’iu bërë vizitë.

Do ju dërgojmë dhurata

Dhe shumë ëmbëlsira,

T’i mbajnë mend pas korones

Si pushimet më të mira!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.