MALL DO KEMI PËR RININË….

Edhe pak dhe po largohem,
nga rinia që s’vjen më,
vitet marrin tatëpjetën,
më vjen keq por nuk bëj zë.
Më merr malli për rininë
ajo ikën s’kthehet më,
shof veten ku i kam gjinjtë,
ngjaj si furka që s”tjerr më.
Më merr malli për rininë
këmbët e gjata s’janë më,
ato harkun e kanë marrë
më vjen për të qarë me zë.
Me merr malli për rinine,
sytë zi nuk shofin më
syze syve u kam venë
ndryshe boten se shof më.
Më merr malli për rininë
pasqyrën s’e dua më
Shof rrudhat në fytyrë
ato shtohen një nga një.
Më merr malli për rininë,
për c’do gjë që kam kaluar
jeta është shumë shkurtër
duket sikur s’kam jetuar.
Nga (Meri Mezini)
“”””””””””””””””””””””””
“PËRSE NUK JE DHE TI SI UNË!”
Një grusht mjaltë
një grusht helm
ti njeri mban në duar
ti më shef në dritë të syrit
cilin grusht ke për mua??
Kur djen sfid ndjen xhelozi
kur jam më lartë se ti
dihet kë grusht ke për mua
më jep helmin pa menduar
.
Po t’më pyesnin mua vallë
cilin grusht do falja unë
helmin do t’a groposja
mjaltin ndaja pa menduar.
Pse s’je dhe ti si unë,
një jetë kemi o njeri
Zoti është zemër mirë
më do mua të fal ty.