6.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Nga Ana Tisi

Shpirti ndonjëherë mbushet me kënaqësira të panevojshme, saqë pastaj zhytet lehtë , në trishtim e zhgënjim.

Më mirë një shpirt bosh,( i zbrazët) sesa i mbushur me përkëdheli zhgënjyese , apo kënaqësi fataliteti.
Shpirti i këndon të gjitha talentet jetësore që ai i njeh , vetëm kur ështe i dashuruar !
Dashuria e bën shpirtin të njohi ndjesi dhe të tregoj të vërteta që njeriu më parë as i ka imagjinuar !

Nga Ana Tisi

“”””””””””””””

Në djepin e harrimit u tundëm

Në kohë të harrimit të skajshëm

Mundimet na morën në terr na hodhën

Pas nesh rri mekati i fajshëm

Se prej tyre se kam më frikën

As prej lugetërve t’ argjendtë

Me lutje ty ,Zot, e mbusha ditën

Kjo rrugë është më e shenjtë.

“””””””””””””””””

Ti kurrë… smë deshe , për ty… un isha një e huaj !

Jetova për ty, dashurova ty

Gëzova dhe ndieva me ty.

Lot derdha për ty .

Jetën ta fala ty deri… në vdekje

Dhe prapë për ty, unë isha një e huaj !

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.