6.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Lavdije Karrametaj Zalli

NJË DITË DO TË KTHEHEM

Do të largohem!
Larg do të shkoj, ndoshta lart në qiell.
Ah, ndoshta fundin e detit do ta prek,
Për udhë të largët do të nisem,
Udhë që përsëri pranë jush do të më sjellë.
Do të largohem në heshtje,
Pa zhurmën e hapave të mi,
Edhe pse rëndê e rëndë kujtimet,
Për dreq, ma zhurmojnë dëlirësinë
Që dua të marr me vete,
Me gjysmë buzagazin
Që do të më shoqërojë në këtë udhëtim…
Do të largohem për t’u kthyer një ditë,
Edhe nga qielli, edhe nga fundi i detit,
Do kthehem të shkruaj poezinë tuaj,
Qoftë edhe poezinë e fundit, Qoftë edhe vargun e fundit,
Do kthehem të shkruaj për juve,
Që më vlerësuat duke më nderuar me emrin POETE.

Ripostim!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.