6.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

 shkruan Fahri Xharra

Pellazgët në librin  “Tërësia dhe Pasjeta “

Një liber i mirë se ardhur me tema të ndryshme, dhe një risi në trajtimin e tyre Një  vend të posaçë e zënë pellazgët , të grumbulluar nën titullin “ Shqipëria, Hirushe hijeshuese”

“Shqipëria, Hirushe hijeshuese”

400 vite dritë larg Tokës rrotullohet rreth Diellit  të vet, një planet me emrin Arbër. Ndoshta “gjindja” e atjeshme, me mjete optike të panjohura në rruzullin tonë të kaltër, vëzhgojnë me kërshëri këtë “qoshe bukuroshe”, buzë Adriatikut e Jonit, në folenë e Ballkanit të trazuar, të cilës i kanë marrë emrin e mëherëshëm (gadishulli Ilirik).

 

Ç’të jetë ky vend? (habiten ata). Hiç të mos habiten, se ja ku po ua themi ne.

 

Në këtë planetin tonë të jashtëzakonshëm e të rrumbu llaktë ka “banesën e tij atdheu ynë i bekuar, Shqipëria. Vendi ynë ka pothuajse çdo gjë, që ndodhet edhe kudo në botë, përveç shkretëtirave.

 

Më herët se tjetërkush, erdhi në këto troje, (siç na e thotë eruditi i shquar shqiptar, Sami Frashëri), një fis i zhvilluar e që kishte një zotësi të pangjashme me askënd:

Ata dinin “të hapnin ara”. Në shqip “arë” i thuhet asaj pjese toke, të papërdorur më parë, ku mbillet fara. Më pas të ardhurit, mbasi u afruan e i njohën, u thanë të njohurve të tyre se kishin takuar njerëz që janë nga vendet ku hapin ara.

 

I emërtuan “arjanë”.

 

Mendoni pak, për ato kohëra të lashta, kur njerëz it, si kopetë e kafshëve bridhnin nga vendi në vend, pa pushim, për të kërkuar ushqim!

 

Hapja e arave u dha drithin, ushqimin e sigurtë e të përherëshëm, u siguroi… të nesërmen, kështu që… u ndalën. Ky veprim ishte epokal.

 

U ngulën në këto troje, u përshtatën, u shumuan,

 

por… nuk shkruan, siç bënë të tjerë, të mëvonshëm. Historia i njeh si Pellazgë, më vonë si Ilirë, më këtej akoma, si Arbër e së fundmi Shqiptarë. Njerëz të një gjenshëm.

 

Të rrëfejmë për këtë popull të pa shkulur prej mijëra vjetësh nga ky truall, pavarësisht furtunave të pandalura, që e mësynë nga të gjitha anët, për ta ç’bërë.

 

Si e gjykojnë të huajt?

 

Maximilian Lambertz:

 

“Historia e vërtetë e njerëzimit do të ndriçohet, vetëm kur të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”

 

.Alphons Lamartine:

 

“Ky komb i takon tokës së herojve të të gjitha ko hërave. Homeri gjeti aty Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz të së njejtës racë dhe të të njejtit gjak”.

 

Harold Vhitehal: “Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4000

 

vjetësh, kanë domethënie në gjuhën shqipe”.

 

Zacharie Mayani:

 

“I gjithë pellgu i Mesdheut është banuar dhe pagëzuar nga populli iliro-shqiptar”.

 

Jovan Cvijiq:

 

“Sllavët e jugut, kur erdhën në Ballkan, gjetën aty shqiptarët”.

 

Teodor Mommsen:

 

“Në lashtësinë klasike, Epiri banohej nga një popullsi etnikisht e ndryshme nga grekët e lashtë, që i përkiste grupit etnik ilir”.

 

Ç’ja ne këta pellazgë të kohërave të legjendave, kur parahistoria po trokiste në histori? Janë të parët tanë. Jehona dëshmon për ta.

Profesori poliglot e jetëgjatë Spiro Konda dëshmon, në librin e tij “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”

 

duke shkruar më së pari:

 

“O mbret Zeus dodonas pellazgjk”!

Ai njihet si i pari studiues (shkruan Fahri Xharra), që besoi në prejardhjen e popullit shqiptar nga po populli para ilir, pellazgët. Qe i bindur dhe argumentoi shkencërisht se çelësi për “hapjen e bravës” enigmatike pellazge është gjuha shqipe.

 

Më herët, në adoleshencë, bleva dhe “e përpiva” librin e këtij gjeniu. la dhashë dikujt për ta lexuar, që harroi të ma

 

kthente dhe ua kishte dhuruar fëmijëve të tij. (Ata e përdornin… për të koleksionuar pullat e

 

postës). Por ideja e tij u ngulit në mendjen time.

 

S’kisha si të mos tronditesha tek lexoja se pellazgët (domethënë, ne shqiptarët) ishin popull “i lindur drejtpërdrejt nga dheu”.

 

Pra, mendoja unë, i vogël e i varfër por ama shumë i lashtë atdheu im. Krenohesha.

 

Më erdhi ndërmend një thënie lapidare e të shumë diturit, Maurice Druon, ish sekretar i Akademisë Franceze:

 

“Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vetë historia. Gjyshërit e tyre merrnin pjesë në luftën e Trojës, të udhëhequr nga Akili, në njërën anë dhe në anën tjetër nga Hektori”. Pellazgët kanë banuar në një territor të madh, aty ku sot banojnë shqiptarët dhe grekët e rinj.

 

Këta, grekët, përvetësuan qytetërimin pellazg, duke marrë nga ata shumë fjalë e emra perëndish si Zeusin, Dhemetrën, Athinanë etj, që u dhanë trajtë greke, prej nga mund të thuhet se qytetërimi helenik, nuk është gjë tjetër përveçse rrjedhë e qytetërimit

pellazgjik. Babai i historisë, Herodoti ka thënë se: “Më herët “Greqia quhej Pellazgjia”.

Këtë e kanë ditur e përhapur rilindasit tanë të përndritur, në veçanti De Rada, Naim Frashëri e Sami Frashëri që e lidhën edhe me lashtësinë e gjuhës shqipe. Përpjekje për tezën pellazgjike ka bërë edhe profesor Aleksanër Konda, duke provuar se glosat dhe emrat pellazgë shpjegohen vetëm me gjuhën shqipe, që realizohet duke e krahasuar me gjuhën e vjetër sanskrite, greqishten e vjetër dhe shqipen……

 

Dhe libri e vazhdon përshkrimin autorë të ndryshëm shqiptar dhe  botëror për të vërtetën pellazge.

Fahri  Xharra, 30.06.21

Libri “ Shqipëria, Hirushe hijeshuese” është i botuar në Tiranë, 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.