6.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Nga Stiljan DEDJA

 

E dua vendin tim !

E dua vendin tim Shqipërinë, e dua qytetin tim Elbasanin, e dua Vlorën,vendin ku unë kam lindur, e dua dhe Kuksin e vjetër, qytetin ku unë kalova fëmijërinë time.Dua Kosovën dhe Çamërinë. Nuk dua t’ma shajnë shqipërinë, siç bëjnë pa u menduar disa njerëz. Ndjehem i bezdisur dhe mendimi i keqardhur bulon në venat e mia për atë njeri, që e bën me mendjelehtësi dhe me një natyre adolishence këtë gjë.Si mund të përbuzësh dhe përçmosh ti, vendin ku ke lerë, je rritur dhe je burrërruar, ku ke jetuar me prindët e tu,apo siç thotë poeti:” Ku kam njohur mëmë e atë, ku më njeh dhe guri i thatë”, vendi ku ke filluar të bëhesh njeri ?Nuk e di, po unë kështu jam.Edhe kur shkova për pak kohë në emigracion, mendjen e kisha te Shqipëria ime, familja ime dhe fëmijët e mi. Më dhimset Shqipëria, që është e varfër, megjithëse shqiptarët janë një rracë e zgjuar dhe me plot dinjitet.Gjithë jetën e kanë vrarë dhe masakruar fqinjët e saj. I kanë marrë historinë, teritore dhe plaçkitur atë.Shumë njerëz poi kin nga shqipëria, për një jetë më të mirë dhe mua kjo gjë më dhëmb dhe më lëndon. Shqipëria nuk është më një vend mjerimi, ku fukarallëku të lidh këmbë e duar. Asaj tërë jetën i është qasur një fat i keq.Shqipëria në syt e mi qëndron si vendi më krenarë dhe më i bukur në botë. Vend me çdo gjë, që zoti mund të të falë dhe privilegjojë: me dete,liqene, male të larta plot me borë, me lumenj, me plazhe, me peisazhe mbreslënëse, me djem dhe vajza të bukura dhe me njerëz me zemër të madhe.Vendi im ka një histori të lavdishme dhe është vendi, ku flitet gjuha më e vjetër në botë.Në gjykimin tim, të gjithë shqiptarët që janë sot në emigracion, një ditë kur shqipëria do të begatohet dhe lulëzoj, besoj se ata do të kthehen përsëri në vendin e prindërve të tyre, siç po bëjnë disa sot.E ndjej që ti shqipëri, një ditë do të bëhesh zonjë dhe të gjithë do të duan si nënën e tyre dhe unë at’here dhe të gjithë ata që të duan dhe të respektojnë, do të ringjallemi dhe do të shohim nga lart zonjën tënde! Sa poetë i kanë kënduar këtij vendi të begatë, por asnjeri prej tyre nuk e ka parë shqipërinë, ashtu siç ata do të dëshironin.Gjithë Europa flet gjuhën tënde shqipëri! Kjo më gëzon dhe më bën krenarë! Asnjëherë nuk i kam humbur shpresat, se një ditë shqipëria do të begatohet dhe të gjithë shqiptarët do të gëzojnë jetën në vendin e tyre.Shumë vende sot në botë janë të zhvilluara dhe të begatë, sepse njerëzit e saj e kanë dashur dhe respektuar vendin e tyre, kanë qenë krenarë për të dhe kanë punuar dhe mbrojtur fort atë.E ndjej që kemi nevojë ta duam dhe respektojmë më shumë vendin dhe mëmën tonë të bukur shqipërinë. Nuk i kam dashur dhe pëlqyer asnjëherë qytetet e zhurmëshme, pallatet shumkatëshe, gumëzhitjen e njerëzve. Dua natyrën e shqipërisë, malet e larta, dua detin e bukur, klimën e pastër, dua njerëzit e saj, shqiptarin krenarë bujar dhe zemërmirë. Këtu unë ndihem rehat, tamam jam në shtëpin time.Jam i kënaqur me shqipërin time!Njeriu gjen lumturinë vetëm në vendin e tij.Shqipëria është vend i bekuar nga perëndia!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.