9.2 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Luan Shmilli

Një njoftim i hidhur për një koleg gazetar,

Hajdar Agaçi,Mund të jetë një imazh i 1 person dhe wrist watch

në fisin e të cilit, në Roskovec, nëna ime kish dhenë nuse kushërirën e saj të parë, por, në fakt ato quheshin motra, pasi kishin pirë qumësht jo nga nënat e tyre, por nga një tjeter nënë që të rronin, pasi ishin të dyja vajza të vetme, sepse fëmijët e tjerë u kishin vdekur prindërve për arsye që ata nuk i shpjegonin dot!…
Këto i kam treguar mikut tim, koleg gazetar, që shkruante sidomos tek ish gazeta e djathtë, “Albania”, ku ai bënte kronistin e rrethit Berat…
Sigurisht ka qënë familje e persekutuar, familja Agaçi, për “arsyet” e kohës që unë konkretisht nuk i di …
Por di që Hajdar Agaçi, ishte njeri i mirë, me bindje ndryshe, por paqsor, i respektuar dhe korrekt në misionin e tij informativ…
Herën e fundit që kam folur mundet një vit më parë dhe ishte në Romë, si më tha, në kërkim “të Eldorado”, pozicioneve më të favorshme emigrative…
Më tha se ndihej jokeq, por i pasigurtë në punët që bënte…I thash të kthehej në Shqiperi, nëse nuk ndihej mire, të kontaktonte të afërm të tij për punësim, dhe folëm për Lekon, kushëriren e parë të nënës time, bërë dhe motër sepse, tregova më siper, ishin të vetme çupa dhe kishin pirë qumësh tek një nënë tjeter për të mos humbur jetën ato si të tjerë fëmijë më parë…
Hajdar Agaçi foli shumë mirë për Lekon, kushërirën, “motër” të nënës time, në fisin e tij por nuk tha asgjë, për kthim në Berat apo Tiranë…
Më tej kemi shkëmbyer mesazhe urimi dhe pëlqime shkrimesh në rjet social…Pastaj humbëm ..Duket Hajdar Agaçi, ka marrë vendim ikje drejt Anglisë, vend që tani po e mësoj…dhe, këtu, ka humbur jetën …
Hajdar Agaçi nuk jeton më?!
Se si më duket…i pabesueshëm lajm, por në këto kohë cdo gjë mund të pritet!
Nuk do të pimë më kafe si dikur kur prisnim shtypin dhe lexonim njeri tjetrin në klubet në Berat…
Nuk do te kthehemi më, si shumë herë, buzë Osumit, nga qëndra e qytetit, drejt “Çelepiasit” ku kishim shtëpitë jo shumë larg…
Nuk do diskutojmë më të qetë, faktet…faktet e kohës, si diskutonim faktin, atëhere, pasi në interpretim edhe ndaheshim por pa grindje, asnjëherë, respektuar idetë e njeri tjetrit!
Hajdar Agaçi, i djathti gazetar i Beratit, do më mungojë…jo për krushqinë, as për ideologjitë, që e dinte se po vdisnin, por për qytetarinë, thjeshtësinë e të folurit dhe mirëkuptimin kur kishim këndvështrime të ndryshme …
I papritur lajm!
U prehësh në paqe, kolegu im gazetar, krushk dhe njeri i përmasave vërtet qytetare, ikur shumë, shumë shpejt!
Nuk do të harrojmë!
Pusho në paqe!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.