9.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Mirela Ropi

IRONI FATI

Ti dashuri e pafajshmja

Që rrugës nxjer gjëmba

Ti që shndërohesh, fiksim

Kur do bëhesh më e rrezikshmja

Qëndron pezull me forcë graviteti
Sillesh më e ëmbëla
Mbyll arkivol dëshirash
Je më e pashmangshmja!
Me intuita të pa skrupullta
Verbohesh nga xhelozia
Jepesh,ndjenjës e zjarrta
Ironi fati,ekstrem e pa fata!
Prej teje humbet shpresa
Urrejtja nuk mer rrugë
Kur të shoh ty..,vjen abstraktja
Ti mbyt heshtjet, në pus !

Mirela Ropi 30.6.2019

“”””””””””””””””Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

HUMBI SHPRESA
Ngeci në mes, ky zhgënjim
Një kafe pluhur pa shije
Nëse do të mbijetosh pa frik
Qëndro larg errësirës time
Të vendosësh TI, për këtë jetë
Është padrejtësi,vërtet gabim
I hezitoj thënjes të dua, në fletë
Humbi dita , shpresë ska kuptim
Trishueshëm dritares të ngrirë
Njëri pas tjetrit godasin mendimet
Mbytin pranverën e shpirtit jetim
Që përciell me zor ditët e pritjes
Trurit ,bluhen efektet e njohjes
Ankthi ,pasioni rrëmben ndjenjën
Labirintheve të së padukshmes
Botës hyjnore,jeta vendos vlerën !
Mbështjell dhuratës,gjeta forcë
Sa herë hasemi,dalloj mimikën
Dashuria, vendos të plagosë
Flladi,sjell vërtetësi dhe ikën…

Korce 21.6.2018 Mirela Ropi

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.