9.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Nikolle Loka

Në votrën ku linde.Mund të jetë një imazh i pemë, natyra, qiell dhe mal
Kur era rropatet mbi dyer që s’hapen,
e malli s’të pret ti shtysh dyert,
ulu mbi pragun e derës e nisja të flasësh,
fol për vjeshtën që iku papritur,
për dimrin që erdh i paftuar,
fol për kohën e madhe të pritjes,
pasi të çmallesh me gurët.
Kur koha ngurtësohet nën hije strehësh,
dhe mungesa të kthehet në stalagmite,
mos kujto se je në hyrje të shpellës,
po në votrën ku linde.
Edhe po s’e gjete dritën që digjej,
edhe kur hiri i votrës të jetë ftohur,
foli oxhakut me gjuhën e zemrës,
se ty ka për të njohur.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.