18.5 C
Tiranë
E enjte, 3 Korrik 2025

Rafet Ismajli

Më 1 korrik 1927 ka vdekur në Fushë Krujë në tokën Shqiptare , në varfëri ekstreme Shotë Galica
e cila ishte gruaja e parë Shqiptare e cila duke luftuar bashkë më Azem Bejtë Galicën i kishte përmbysur tabutë patriarkale të kohës për rolin e gruas e cila deri atëherë mendohej si rob i shtëpisë si shtepiake e thjeshtë, pronë ekskluzive e burrit e nënë e fëmijëve e jo asesi si luftetare përkrahë burrave.
Pas vdekjës se Azem Bejtë Galicës më 15 kortik 1924 në Junik, i cili e kishte lën amanet që trupi i tij as për se vdekuri mos të bie në duar të kralit Serrbë,
shokët e Azem Bejtës e kishin quar deri në fund amanetin e tij dhe nga Juniku ku nga plagët e rënda i kishte pushuar zëmra përgjithmonë e kishin bartur trupin e tij deri në fshatin Përçevë ku e kishin fshehur në një shpellë të thellë rrethë 30 metra.
Shotë Galica kishte kaluar në Shqipëri ku e kishte menduar strehimin e sigurtë e mbeshtetjën e Shqipërisë e për ironi të fatit qeveria e Zogut për hirë të raportëve që i kishte më Pashiqin, sepse Pashiqi e kishte sjellur në pushtet, e kishte përbuzur në ekstrem derisa kishte vdekur në mjerimin duke u përkujdesur e vetme për disa fëmijë jetim tê cilët i kishte marrur më vete pas vdekjës se Azem Bejtë Galicës.
Eshtrat e Azem Bejtë Galicës janë nxjerrë nga thellësia e shpellës se Përçevës në vitin 1971 më iniciativën e profesor Avdyl Krasniqit , babait të Heroinës Xhevë Lladrovcit.
Ishte luftetare e përmasave mitike të cilës kurrë nuk i ishte trembur syri para Serrbisë.
Më shumë e kishte goditur pabesia, ndasitë shqiptare e mjerimi se luftërat e përgjakshme më xhandarmërinë e policinë gjakatare serrbe e intrigat e Pashiqit.
Kjo heroinë kurrë nuk u ndërua si duhet në të dy anët e kufirit e kjo tregon sa jemi popull mosmirënjohës.
Prishtina kurrë nuk e pa të udhës të ndëroi figurën e saj kolosale e të Azem Bejtë Galicës më një shtatore .
Mos të harrojmë se historia nuk është vetëm mesuese e jetës por edhe dëshmitare e kohës e vrojtuese e ngjarjeve e jo rrallëherë ajo dinë të përseritet e ti ndëshkoi rëndë ata që e përbuzin atë.
Qifti emblematik e i përmasave mitologjike i Azem e Shotë Galicës ishte e mbeti burim frymëzimi i gjeneratave të tera për liri e pavarësi.
Prishtinë:
4 korrik 2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.