LOTI I VARGJEVE TE VJEDHURA…

Me dashuri zemre vargjet e mia i thurr
Jetë e frymë marrin kur tek ju i shpërndaj
Gëzueshëm ndjehem kur ju i pëlqeni
Por kur m’i “grabitin” , më vjen të qaj
Loti i vargjeve më lëndoi sot tepër
Sepse emrin tim ma kishin shuar
Të corroditura vargjet më kërkonin…
– pse ike dhe na le në të tjera duar…?!
Vargjet frikësohen nga “autorë”të panjohur
Ndjehen të braktisur edhe të pa mbrojtur
Nuk e di, o miq- poetë nëse e keni provuar
Që ca hajdutë vargjesh t’ju kenë lënduar?!