“Deri më tani kemi folur për humbjet e dëmet që na i kanë shkaktuar të tjerët.
Është koha të fillojmë të flasim për humbjet e dëmet që i’a kemi shkaktuar vetvetës.
Kjo do të ishte fillimi i pjekurisë sonë”
Alija Izetbegoviq
(Ish themelues e kryetar i SDA për BH,ish i dënuar i sistemit komunist jugosllav në vitin 1946 më 3 vite burgim dhe në vitin 1983 më 14 vite burgim)
“””””””””””””””””””””””””””””””””””
Paragjykimët e Europës.
Në Shqiptarët jemi Europian jo vetëm gjeografikisht por edhe më identitet e kulturë.
Edhe kur ishin nën administrimin Osman në kongresin e alfabetit në vitin 1908 në Manastir ,pa asnjë hezitim u orjentuam për germa latine e jo për ato arabe e cirillike sepse dihej se i pérkisnim kulturës e identitetit perendimor e jo atij aziatik apo arabë e lindorë.
Europa e sotme meton tê frymoi sipas parimeve të marrëveshjës historike të Westfalisë e vitit 1648 e cila paraqet pikë kthese në historinë Europiane sepse e ka ndarë shtetin nga kisha duke e lidur shtetin sekular si e ardhme e qytetërimit Europian.
Në Shqiptarët jemi neutal ndaj feve edhe më kushtetutë, e respektojmë lirinë e besimit por kombin e kemi të ndërtuar sipas etnisë e jo feve.
Shtetet fqinjë si Serrbia, Greqiae Rumania nuk janë sekulare sepse kombin serrbë , grekë e rumun e fenë ortodokse i konsiderojnë të pandashme.
Është mirë që Europa të lirohet nga paragjykimët negative kundrejt Shqiptarëve e veçmas e djathta ekstreme në Francë, Hungari, Holandë.
Mendoj se Europa duhet ta përqafoi diversitetin kulturor e konfesional si vlerë.
Mendoj se Europa i ka tejkaluar luftërat e kryqëzatave tē drejtuara nga vetë Papa, ku kishte gjithësejtë tetë kryqëzata apo lufta të shënjta ku dy ishin më të njohura ajo për çlirimin e Jerusalemit nga Arabët dhe ajo për çlirimin e Konstandinopojës nga Osmanët.
Historia e Europës është e lidhur shumë më luftërat e kryqëzatave që cilesoheshin si luftëra të shënjta edhe pse ishin të pakuptimta , kishin sjellur miliona viktima dhe nuk kishin vetëm karaktër fetar sepse prej tetë kryqëzatave vetëm dy ishin të drejtuara kundër muslimanëve.
Europa e veçmas e djathta dominuese sot duhet të lirohet nga paragjykimët kyndrejt Shqiptarëve e mos të varët nga impakti Serrbo-Rus, propaganda e paskrupulltë pansllaviste sepse e ripërserisë populli Shqiptarë ka rrënjë të thella perendimore.
Vatikanit që heziton ta njohë Kosovën i’a përkujtoj se një Pap ishte më origjinë Shqiptare, vetë Papati e kishte dekoruar Skenderbeun si kalorës i krishterimit pasi që plot 25 vite e kishte mbrojtur perendimin nga depërtimi i Osmanëve , prandaj çdo hezitim i Vatikanit për ta njohur Kosovën shkaku i raporteve më kishën simotër ortodokse e Patriarkanën e Moskës paraqet non sens.
E ceka Vatikanin e impaktin që e ka në botën latine katolike sepse ato vende nuk po e njohin Kosovën sikurse vendet e varura nga Patriarkana e Moskës siç janë Bjellorusia, Rumania, Qipro, Greqia, Armenia, Gjeorgjia.
Europa duhet të këtë të çartë se gjeopolitika ka ndryshuar , ndarja nê blloqe e lufta e ftohtë kanë përenduar, BRSS, e RSFJ janë shpartalluar e Shqiptarët janë faktorizuar dhe nuk janë më ata që ishin.
Shqiptarët tashme e shkruajnë vetë historinë e më nuk përfaqësohen nga të tjerët sepse koha e përfaqësimit të Shqiptarëve nga të tjerët e shkrimi i historisë nga të tjerët ka përenduar.