19.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Sokol Demaku

Sokol Demaku - YouTube

 

SA MË SHUMË TË NDJESH PREZENCËN E NGROHTË TË TË TJERËVE, DO TË KUPTOSH MUNGESËN TË FTOHTË AKULL

 

Thotë me shpritin e saj poetik në përmbledhjen e asaj të parë poetike “Në sytë e Zemrës” poetja e re drenicase Anita Istogu

 

Këto ditë dol inga shtypi përmbledhja e pare me peozi “Në sytë e Zemres” e autores Anita Istogu, botim i Shtëpisë botuese “Meshari”, shtypur në Graphical House, në Prishtinë, faqe 52,

 

Anita Istogum në vajzë e re drenicase, gjimnaizte, na vjen dhe na prezentohet që në moshën e re të saj të re me përmbledhjen e parë të poetike “Në sytë e Zemrës”me një art të pastër të brendësisë shqpirtërore prej poetjeje dhe me një botë të nduardurt të vargut të saj lirik e cila përmbledhje ngërthen në vete vargje nga më të zgjedhurat nga llojllojshmeria e tyre duke fillaur nga ato, sociale dhe ato idilike të cilat janë aq bukur të thurura e ku zënë vendin themltar në këtë vargëtim poetik.
Edhe vet përmbledhja mori titullin nga një poezi e tillë “Në sytë e Zemrës” e ku autorja për mrekulli përshkruan ndjenjen e saj të dashurisë me një metaforë të fortë e cila edhe i jep ngjyrën e duhur vargut kur ajo thotë:

Më mbështill në tënden aromë,

Të ndjej që jetoj,

Të ndjej gjakun tend venave të tua!

E libri i poetës së re me vargëtim  poetik hapet me poezinë „Ankth” ku e reja Istogu me shumë kujdes shpreh dhe shpalosë ndjenjat e brendshme në vargun e saj të themi magjik për dashurinë dhe ndjenjën e të rinjëve në situata të ndryshme në kohën e sotme e kur ajo thotë:

Mos më fajso mua, kur pafajësinë tënde ta ndjesh,

S`deshe dhe s`dua, s`është faji im,

Aromë gjykuesi s`duroj të kesh,

Me buzëqeshje të shtritura shpirtin mos vesh.

Por dashuria mund të ketë  ndryshim në shfaqjen e saj, por si përjetim e ndjenjë gjithmonë të rrëmben, është ajo çka shumë poet, por edhe shkrimtar i ngriten lapidar në shkrimet e tyre, por një gjë të tillë do e gjejmë edhe tek shumë poezi në këtë vëllim vargëtar të poetes Anita istogu por duke kundëshrshtua dhe sfidua partnerin në dashuri kur ajo thotë  tek poezia „Ankth”:

Kësaj here s`të dua, ika tutje nga dashuria,

Kam kaluar sfida që nuk i mposht frika e sfidimit,

Kam ujitur kopshtin tim me lotët që rrita vetë,

Tani nuk të dua! Ik! Më fal!

Në  këtë botë vjen ndjenja e kënaqësisë përmes përjetimeve të ruajtura në thellësi të shpirtit, do ruhet e lexohet me kujdes kjo kujtesë e shprehur e autores dhe me ndjenjen e saj të jetës sikur na thotë autorja tek poezia „Sythka preemtimesh”:

Sikur kalonte nga një hije vere

Që bënte melodi nga kërcitjet e qelqit,

Vallë hapat tanë kishin atë melodi?

Por që në fund të fundit autorja sheh ka shumnë premtime në dashuri, por ato janë thuaje sikur nbë ëndërr, dhe si duket janë vetëm premtime kohe, janë premtime të parealizuara, ku Anita i pershkruan për mrekulli në vargun e saj sa magjik dhe të qiltër kur thotë tek poezia e përmendur më siper:

Dhe mbi krahët , mbi fletet e këputura

Ku mbetën të gjitha premtimet e strukura?

Ku mbetën ditët me hije shumë?

Ku mbeti nata që në sy ska gjumë.

Ku mbet dielli që më s`rrezon?

Ku bet dita që në sy s`agon?

Ku mnetën fjalët, i mori era?

Ku mbetën ditët që vjen prnavera?

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.