- Me shkas!
- PAPËRGJEGJSHMËRIA-MASHTRIMI DHE MASHTRUESIT/ET
…sot po kthehem prapa në vitin 2019, kur fillova me përgatitjen teknike të librit “Sfidat e integrimit të fëmijëve me sindromë DOWN” të autores që nuk e njihja, por materialin e shkruar ma kishte dërguar një shok imi, për të cilin kisha e vazhdoi të kem respekt. Me shokun, i cili fliste në emër të autores, u morëm vesh për të gjitha; për dizajnin, faqosjen, radhitjen e punët tjera teknike, si dhe për çmimin e krejt kësaj pune (200 €). Libri u përfundua, u dorëzua dhe ishte i pranueshëm edhe për autoren, e cila, sipas fjalëve të shokut tim ishte shumë e kënaqur me librin e kompletuar për shtyp. Por, që nga atëherë e deri me sot, si për çudi autorja ende nuk e ka kryer obligimin e saj, duke u arsyetuar se librin nuk e ka botuar ende dhe se do ta paguaj atëherë kur të gjej ndonjë donator të mundshëm për ta botuar.
A është dhe a mund të jetë kjo e drejtë?, kur e njëjta, çdo vit përfiton nga projektet e MKRS (sesi i arsyeton e dinë ajo) ndërkohë obligimin ndaj meje nuk e kryen. Derisa asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk ka qenë marrëveshja dhe nuk mund të jetë marrëveshje e tillë që të mos paguhet redaktura, dizajni e përgatitja teknike derisa sa të botohet-shtypet libri, por ky obligim kryhet në momentin kur libri i dorëzohet autorit/autores. Gjë qe unë e kam kryer punën time dhe pres që edhe autorja ta kryej obligimin e vet, në të kundërtën do të përballemi me drejtësi, (sado që është shumë simbolike e borxhit, këtë do ta bëj përmes Përmbaruesit privat, fakte, dëshmi e dëshmitar nuk mungojnë për ta iniciuar rastin)
P.S
Herën tjetër do t’i publikoi emrat si dhe lidhjet korruptive të saj me një zyrtare në MKRS!
