19.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Isuf Sokoli

  • SHOQEVE DHE SHOKËVE TË KLASËS
Me rastin e 50 vjetorit të dipllomimit
në shkollën e mesme profesionale
Teknikumi i Ndërtimit “8 Nëntori “Tiranë.
Paralelja A , klasa e mbuluar me pekule,
Si model i përparimit e në çdo anë,
Me 36 vajza e djem porsi lule,
Legjenda e Teknikumit “8 Nëntori ” Tiranë.
Ata janë lulishtja e kujtimeve të mia,
Ata janë muza e frymëzimit tim,
Ata janë refreni dhe krenaria,
Ata janë yje përherë në vezullim.
Si vegim më çfaqen mbi vellon e një reje,
Me krahë të bardhë më vinë tek votra,
Të gjithë buzagaz ulen pranë meje,
Se ne ishim e jemi vëllezër e motra.
Fluturim më vinë me krahë shpendi,
I përqafoj e më pērqafojnë me mall,
Ndaj me admirim dua ti përmendi,
Ti përmendi emër për emër me rrallë.
Kristaq Kostandini, Ferhat Koka, Sofokli Bashari,
Sekretari i rinisë së shkollës, Romeo Karoli,
Agron Hysenbelliu, Jani Filipllari,
Niko Mile, Natasha Butka, Isuf Sokoli.
Nexhmije Isallari, Alqi Qipo, Ymer Sulejmani,
Ismete e Suzana Shabanaj, Mirjana Gusha,
Luiza Bufi, Nikollaq Mbriçe, Afërdita Lani,
Bujar Drenova, Mark Cali, Maksim Llusha.
Ata që iu jepnin të gjithëve ngrohtësi,
Buzëqeshjen dhuronin si gonxhe trendafili,
Vangjel Kozma, talenti i rrallë në letërsi,
Sadete Kapri, Ilfete Xhelaj, Kushtrim Balili.
Dhe ata që në kujtesë m’trokasin me hapa,
Gumëzhinte nga gazi e gjithë klasa, oda,
Faik Hoçja, Mustafa Kaculi, Maksim Zhapa,
Humoristët , Mithat Bollëke , Mehmet Hoda.
Si ëngjëj të bekuar nga vetë Zoti,
Dhe ai që kush se njohu e emrin s’ia ndievi
Gjergji Kiko, Filloreta Malaveci, Elvira Joti,
Sarandioti zheni në mësime , Kosta Shqevi.
Sejcili në vetvete një xhevahir i çmuar,
Djem si Petrita e vajza porsi Zana,
Edhe për ju kujtesa më rrin zgjuar,
O Mercedes Bardhi e Mahmudije Perihana.
Sejcili prej jush rrezaton dritë si fanar,
Me sytë e mendjes ju ndjek ditë e natë,
Me forcen e shpirtit ju uroj pension të mbarë,
Lumturi familjare e jetë sa më të gjatë.
Oh, në çast i trishtuar, në heshtje mbeta,
Dhe zemra dhimbjen kurrë s’mund ta ndali,
Për shokët e shoqet të ndarë nga jeta,
Alqi Qipo, Bujar Drenova ,Natasha Butka e Mark Cali.
Koha ikën dhe ne jemi duke u plakur,
Një nderim të thellë për profesorët me rrallë,
Ndoshta ata njerëz fisnikë jeta i ka flakur,
Por në zemrat tona jetojnë përherë të gjallë.
Isuf Sokoli. .data 28 Qershor 2021
Bolzano. .Itali. .ora 20:21
“””””””””””””””””””””””””””””

ËNDRRA

Kur zbardh, unë zgjohem tok me dritën,
Dhe tok me zemrën tënde, i dashur,
Me një varg ndjenjash që përsëriten,
Dhe ndihem e lumtur dhe e pasur.

Era më përcjellë si refren zërin tënd,

Vala e detit bëhet krah e m’përqafon,

Unë vishem me krahë e bëhem shpend,

Dhe fluturoj drejt ëndrrës që më zgjon.

“””””””””””””””””””

AMANETI I ARKIMEDIT
Amaneti është hymn i filozofisë së jetës,
I jetës që vazhdon deri në pafundësi,
Njeriu në vënitje i jep jetë vetvetes,
Me amanetin që e dhuron si trashigimi.
Gjithsesi mbetet vlerë e përmbi vlerë,
Kur le amanet nderin, vetmohimin,
Admirimi, adhurimi s’shuhen asnjëherë,
Se bëhen burim frymëzimi për njerëzimin.
Kur romakët barbar pushtuan Siçilinë,
Hijen e zezë e shtrinë kudo tërkuzë,
Si përbindësha masakruan poullsinë,
Si në çdo qytet edhe në Sirakuzë.

Të vrisni këdo mori urdhër ushtria,

Dhe sapo tek vatra e Arkimedit rralla i qiti,

Ky u tha : Mos mi prekni vizatimet e mia,

Kur për vdekje, shpata e ushtarit e goditi.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.