18.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Rajmonda Shyta Kolvani

Puthja MISTERIOZE!

Fshehur, nën një unap, në një stol,
Me vetminë u ula në errësirë.
Vështrimin hodha mbi gjol,
Befas, dy krahë të butë erë mirë,
Qafën më qarkun, përqafuan.
Një faqe e nxehtë zjarr e shpuzë,
Me faqen time u ngjesh, u shtërngua,
Dhe në cep pranë buzëve të mia,
Shkrepëtiu një puthje, oh të nxehtat buzë…
U shastisa dhe kokën lëviza pak,
Flokëgjata u zhduk frikësuar në park,
Vetmia mu zhduk,desha vrapuar
Ti shkoja pas, dëshirë e dështuar.
Çudi, o unë isha në vendin e gabuar,
Ose më dikë tjetër më kish ngatërruar,
Më ngeli çeria shastisur, hutuar,
Nga ajo puthje misterioze e papritur,
Dhe parfumi i veçantë nga ato duar.
Me ditë të tëra pas femrave kam arbuar,
Mos është kjo , apo tjetra, mbeta kërkuar.
Dhe ky kujtim i largët, më vjen rrallë,
Flokëthinjur ngre vetullat, rrudh ballë!
Rrallë më vjen ky kujtim, po kur më vjen,
Koka thinjoshe dhe zemra më zjen.
Pse, nga ajo puthje e mistershme, skam rehati,
Nuk ishte si puthjet e tjera, se çkishte një magji,
Një magji rrëzëllitëse, pasionante për arati…
Po çishte ajo femër me atë parfum të rrallë,
Mos ishte ndonjë shtigë përalle, apo zanë!?
Flokëthinjur ngre vetullat, dhe prap rrudh ballë!

12/7/2021 RSH

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.