- Vetmia
- Do ta mbys vetminë me punë
- Do ta mbys me telefonata që nuk sjellin kurrë takime
- Do Ta mbysë vetminë me mendime
- Ato që me bëjnë të mendojë se çfarë po ndodh sot
- Atë çka kemi krijuar dhe s’arrijmë ta kontrollojmë më dot
- Do ta mbys vetminë me shpresë se diçka më mirë do të ndryshojë nëse i them këto fjalë e dikush do të më degjojë
- Nga një emigrim i parë në të dytin po kaloj, ditët ikin me radhë dhe euforizmi i lë vëndin brengës, mendimit që më mbyt e më s’arrij ta drejtoj
- Fjalët e dhëna I merr era, prespektivat fillon e i mbyt vetmia, këtu jam më mungon shumë dashuria!
- Atë që ndër njerëz s’arrij ta dalloj më dot se më duken të gjithë të kthyer në rrobot
- Me një stil komunikimi agresiv e provokues, me dyshime që s’i lënë vënd asnjë grimce njerëzie!
- Të gjithë për vete e askush për të tjerë në këtë botë egocentrike, egoistë kanë për të mbetë çdo herë
- Të bësh për të tjerë paska qenë shumë e vështirë me habinë e një fëmije pyes veten me qortim?!
- Nuk e dua dyshimin se nuk më përket
- Dua pak njerezillëk , të shoh, të prek njerëz të vërtetë
- 11.07.2019
- Marsy, Londer