16.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Mhill Marku

== NA FAL KOMANDANT
ALEKO POJANI.Mund të jetë një imazh i 1 personMund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë
===============================
Sot nuk dolem në lundrim
Dhe nuk u zhytem në det
Deti dallgëzonte me gjëmim
Flamuri gjysem shtize kish mbet!
Nendetsja 105 shtrirë pertokë
Sikur qante me ngashërim
Pashalimani kish ulur kokë
Sazani në heshtje e dëshprim.!
Atje lart në urë të komandimit
Nuk u ngjite sot komandant i rrallë
Çdo gjë ish rrudhur prej trishtimit
Deti lotonte me shkumë të bardhë!
Të gjithëve na lë zemër ngrirë
Nga dallgët lot të pushtuar
Komandant Aleko pse rri shtrirë?!
Dukesh sikur flije duke lundruar!
Vdekja “nendetse” e kishte marrë
Motorin zemer i kishte ndaluar
Të gjithë mbetem zemer vrarë
Zemer mekur e të ” turpëruar”!
Të “turpëruar ” e nxirë në faqe
Para Komandantit me yll në ballë
Se ai na zhyste e na nxirte në siperfaqe
Sot e zhytem nentokë, kurr mos me dalë!
Ndaj sot falje të kerkojmë
Se ta mbyllem lugun e jetes
Me dheun e lavdisë po ju mbulojmë
Ti na le dhëmbje në vend të faljes!
Me vehte more historinë
Që me nendetse e pate shkruar
105 e lë në breg të shtrimë
Vepren tënde per të perjetsuar!
Nendetse e të gjithëve na preve në besë
Na e bere si një termet i palajmëruar
Syri yt në periskop do të mbesë
Syri që në periskop pate salduar!
Dhe atje nga varri o Komandant
Njërin sy do ta mbani të çelur
Nga atje do e japesh një variant
Se komandant i perjetshem ke mbetur!
Na fal Komandant Aleko, dhe u bëj be
Në zemrat tona do jesh i kujtuar
Jo s’deshem kurrë të mbulojmë me dhe
Me ne do jesh thellsive duke lundruar!
Na fal komandant, çti bëjmë trishtimit
Na ike pa na takuar e thënë një fjalë
Si lapidar do jesh në urë të komandimit
Ashtu siç ke qenë komandant i rrallë!
Ndaj sonte dola në lundrim
Dallgë mblodha si lulet me dorë
Me hënën draper yje kosita si kujtim
Me yje e dallgë u thura një kurorë!
MËHILL MARKU
(ISH OFICER NË NENDETSE .)
(E ripublikojme me rastin e 3 vjetorit të ndarjes nga jata të Aleko Pojani !)
=======================
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.