“””””””””””””””””
MIQËSIA
************
Kam miq të rinjë dhe miq të vjetër,
Ku brenda zemrës gjetën një vend,
Krahëhapur me zemrën si bora,
I prita me shpirtin e gjerë.
Dikush më deshi pak më tepër,
E dikush tjetër ,indifirent,
Kush njohu thellë një shpirt të pastër,
Hyri e sdoli më, nga ajo derë.
Ndër vite kam pasur, shumë miq,
Mi solli jeta,krejtë pa kuptuar,
Kam ndier dashuri pa kushte,
Dhe miq të rrallë të paharruar.
Kam pasur miqësi të ngushta,
Atje në tokën time të artë,
Por smë munguan dhe këtu ku jam,
Si emigrante ,jam shumë me fat.
Kam miq të mirë dhe virtual,
Ku arti na bashkoi, papritur
Sado që kurrë sjemi takuar,
Flet fjalë e bukur e dal prej shpirti.