16.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Aurel Dasareti

Nuk ka humor që nuk sheh seriozitetin e jetës pas hekurave

Aeroplani po bie. Ka katër pasagjerë në të, por vetëm tre parashutë. Pasagjeri i parë thotë:

• Unë jam Muhammad Ali, boksieri më i mirë i të gjithë kohërave. Miliona tifozë kanë nevojë për mua, nuk mund të vdes. Ai mori paketën e parë dhe u hodh nga avioni.

Një pasagjer tjetër thotë:

• Unë jam Hashim Thaçi, djali “shumarit”,  presidenti më i zgjuar në historinë botërore sepse askush tjetër nuk e shet vendin e tij, tifozët e mi nuk duan që unë të vdes. Ai mori një pako tjetër dhe u hodh nga avioni.

Një pasagjer i tretë, Papa i Vatikanit, i thotë udhëtarit të katërt, një djaloshit 10-vjeçar:

• Bir, unë jam plakur dhe nuk kam shumë vite përpara, ndërkaq ty jeta të pret, kështu që unë do të sakrifikohem dhe do të të lë parashutën e fundit.

• Është në rregull, thotë djali, ka një parashutë edhe për ty, presidenti më i zgjuar në histori ma mori çantën e shkollës, ai mendoi se ishte parashutë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.